
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se lufta në Iran ka nisur të ndikojë negativisht edhe në Evropë, gjatë një bisede telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas një njoftimi të bërë publik nga zyra e presidentit turk në rrjetet sociale, dy liderët zhvilluan një bisedë të mërkurën, ku diskutuan mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe konfliktet në vijim në Iran dhe Ukrainë.
Në deklaratë thuhet se Erdogan theksoi se përshkallëzimi i luftës në rajon po fillon të dobësojë edhe Evropën, duke paralajmëruar se, nëse situata nuk trajtohet me një qasje të orientuar drejt paqes, pasojat e kësaj periudhe konflikti mund të jenë edhe më të rënda.
“Presidenti Erdoğan theksoi se lufta në rajonin tonë ka filluar të dobësojë edhe Europën dhe se, nëse kjo prirje nuk trajtohet me një qasje të orientuar drejt paqes, dëmet e shkaktuara nga kjo periudhë konflikti do të jenë shumë më të mëdha,” thuhet në deklaratë.
Vdiq ky surrati fashist te hyje ne Europe e ta mbushte me tere sorrollopet ottomane refugjate. E kane mbushur Europen e sidomos Gjermanine me llumin e llumit.