
Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kanë penguar lëvizjen e 31 anijeve që po drejtoheshin drejt Iranit, në kuadër të masave të tyre të bllokadës detare në rajon.
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kishte urdhëruar anijet të ndryshonin kursin ose të ktheheshin në portet e nisjes, duke e cilësuar këtë veprim si pjesë të një “bllokade ndaj Iranit”. Sipas deklaratës zyrtare, pjesa më e madhe e anijeve të përfshira ishin cisterna nafte dhe kanë respektuar udhëzimet e autoriteteve amerikane.
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e energjisë në botë, mbetet në qendër të zhvillimeve.
Nga ana e tij, presidenti iranian Masoud Pezeshkian e konsideroi këtë bllokadë si një ndër “pengesat kryesore” për zhvillimin e negociatave të mirëfillta me Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Donald Trump është “i kënaqur” me masën e ndërmarrë, duke e vlerësuar bllokadën si “efektive dhe të suksesshme”.
Lini një Përgjigje