TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2023, 10:10

Kaluan 40 ditë në xhungël, fëmijët shpëtuan falë motrës së tyre: Ajo njihte bimët helmuese

Shkruar nga Pamfleti

Kaluan 40 ditë në xhungël, fëmijët shpëtuan

Rasti i 13-vjeçares Lesly është padyshim shembulli ideal i dashurisë e sakrificës së një motre për vëllezërit e saj.

‘The Mirror’ shkruan se vogëlushja u kujdes për 3 vëllezërit e saj për plot 40 ditë kur ata humbën në një pyll tropikal të Amazonës. Lesly u kujdes për Soleiny 9 vjeç, Tien Noriel 4 dhe foshnjen 10 muajshe Cristin. Të 4 fëmijët kanë shpëtuar mrekullisht pasi avioni ku ishin pasagjerë u rrëzua në xhunglën kolumbiane më 1 Maj. Fatkeqësisht nëna e tyre Magdalena Mucutui Valencia bashkë me dy të rritur të tjerë mbetën të vdekur në vend.

Forcat e Armatosura të Kolumbisë kishin zhvilluar kërkime prej kohësh për gjetjen e të miturve. Ditën që i gjetën, ata thonë se 4 fëmijët ishin të uritur, dehidratuar, por fatmirësisht pa lëndime. Është thuajse e pabesueshme se si këta fëmijë kanë arritur të mbijetojnë në kushte të tilla për një kohë aq të gjatë.

Tezja e tyre, Caracol Mutucuy ka treguar për mediat e huaja se fëmijët ia kanë dalë të mbijetojnë në xhungël duke luajtur. Ajo thotë se Lesly e dinte mirë se cilat fruta nuk duheshin konsumuar, pasi shumë prej tyre janë helmuese. “Ajo di të kujdeset për fëmijët”, u shpreh Caracol.

Në vendin ku fëmijët kishin jetuar për më shumë se një muaj, Lesley kishte krijuar përmes gjetheve apo shkurreve strehëza të vogla për vëllezërit e saj.

Sipas BBC, 13-vjeçarja ishte mësuar dhe para aksidentit ajror që të kujdesej për vëllezërit e saj më të vegjël pasi e ëma e tyre shkonte në punë. Fëmijët i përkasin një familjeje indigjene.

Tashmë, fëmijët janë dërguar në spitalin kryesor të Kolumbisë për të marrë gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Ata janë vizituar dhe nga Presidenti Gustavo Petro.

Kaluan 40 ditë në xhungël, fëmijët shpëtuan Kaluan 40 ditë në xhungël, fëmijët shpëtuan Kaluan 40 ditë në xhungël, fëmijët shpëtuan

femijet xhungel kolumbi mbijetese

Lini një Përgjigje