TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2026, 16:13

Kremlini ‘përplaset’ me Brukselin për Serbinë: Çdo vend sovran duhet të bëjë zgjedhjen e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Kremlini ‘përplaset’ me Brukselin për Serbinë:

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Serbia, si çdo vend tjetër, është sovrane në zgjedhjet e saj dhe se janë serbët ata që do të duhet të bëjnë zgjedhjen. Sipas Peskovit, Moska i sheh kërkesat e Bashkimit Evropian si një përpjekje për të dobësuar ose prishur marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë.

“Çdo vend është sovran në zgjedhjen e tij, dhe kështu është edhe Serbia. Dhe janë serbët ata që do të duhet të bëjnë një zgjedhje”, tha Dimitry Peskov

Deklarata e Peskovit vjen pas fjalimit të Ministrit të Punëve të Jashtme ruse, Sergey Lavrov, i cili tha se Serbia po përballet me kërkesa të drejtpërdrejta nga “burokratët e Brukselit” për të ndjekur një linjë anti-ruse dhe madje për të dërguar trupat e saj në një bllok që po formohet kundër Rusisë.

Serbia po përballet me kërkesa të drejtpërdrejta nga burokratët e Brukselit, të cilët duan që ajo të ndjekë një qëndrim anti-rus dhe madje të dërgojë ushtrinë e saj në të njëjtin bllok që kërcënojnë të formojnë kundër vendit tonë”, tha Lavrov gjatë Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).

Lavrov akuzoi Bashkimin Evropian se po e shfrytëzon dëshirën e Serbisë për integrim evropian për ta detyruar atë të prishtë lidhjet tradicionale me Rusinë. Kremlini thekson se vendimi final i takon popullit serb dhe udhëheqjes së tij, duke respektuar sovranitetin e Beogradit në këtë çështje delikate.

peskov serbia

Lini një Përgjigje