TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2026, 21:18

Libani thirrje Trump: Pa tërheqje të plotë të Izraelit, s’ka marrëveshje

Shkruar nga Pamfleti
Libani thirrje Trump: Pa tërheqje të plotë të Izraelit,
Kryeministri libanez Nawaf Salam

Kryeministri libanez Nawaf Salam i kundërshton kategorikisht përpjekjet e Izraelit për të krijuar një zonë tampon në jug të Libanit, duke thënë se qeveria nuk do të nënshkruajë një marrëveshje që nuk përfshin tërheqjen e Izraelit nga të gjitha zonat që aktualisht i ka pushtuar. Salam po mbështetet te SHBA-ja për ta bërë këtë të mundur.

"Ne po hyjmë në këto negociata... të bindur se SHBA-të janë pala që mund të ketë ndikim mbi Izraelin... dhe shpresojmë që ata do të vazhdojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi Izraelin", thotë ai.

Ndërkohë, ushtria izraelite është zotuar të ruajë një prani në Libanin jugor përpara negociatave në Uashington.

Në një mesazh drejtuar banorëve të Libanit jugor, zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, Avichay Adraee, paralajmëroi se trupat izraelite vazhduan të mbanin pozicionet e tyre në Libanin jugor gjatë armëpushimit aktual, i cili do të skadojë të dielën.

Thuhet se trupat do të mbeten në jug, ku Izraeli është përpjekur të krijojë një "zonë sigurie", duke shkatërruar shtëpi dhe infrastrukturë gjatë këtij procesi, në përgjigje të asaj që i quan aktivitete "të vazhdueshme" të Hezbollahut.

libani

Lini një Përgjigje