TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Prill 2026, 21:19

Operacioni kundër trafikut të kokainës, humbin jetë 2 anëtarë të CIA-s në Meksikë!

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni kundër trafikut të kokainës, humbin jetë 2
Foto ilustruese

Një ngjarje fatale në shtetin Chihuahua të Meksikës ka shkaktuar vdekjen e katër zyrtarëve, përfshirë dy punonjës të ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, përfundoi në një përrua dhe më pas shpërtheu. Si pasojë, të katër personat humbën jetën në vend.

Viktimat po ktheheshin nga një takim me autoritetet meksikane, i zhvilluar në kuadër të një operacioni kundër një laboratori droge në një zonë të thellë. Mes tyre ndodheshin dy zyrtarë amerikanë dhe dy përfaqësues të institucioneve meksikane.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Në të njëjtën kohë, është ngritur edhe çështja e rolit të palës amerikane në këtë aktivitet.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, kërkoi verifikim nëse përfshirja e mundshme e zyrtarëve amerikanë ka respektuar ligjet e sigurisë kombëtare. Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i Chihuahua-s sqaroi se zyrtarët amerikanë nuk morën pjesë drejtpërdrejt në aksionin kundër laboratorit të drogës.

Lini një Përgjigje