TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2026, 15:36

Pas tensioneve, SHBA dhe Irani rikthehen në tryezë! Trump: Takimi zhvillohet nesër në Doha

Shkruar nga Pamfleti
Pas tensioneve, SHBA dhe Irani rikthehen në tryezë! Trump: Takimi
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se përfaqësuesit amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë një takim të martën në Doha të Katarit, duke sinjalizuar vazhdimin e dialogut mes dy vendeve pavarësisht tensioneve të fundit.

"Irani ka kërkuar një takim. Ai do të mbahet nesër në Doha!", shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke e paraqitur takimin si një kërkesë të Teheranit.

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një moment kur nga pala iraniane ishin dhënë sinjale të ndryshme. Kryenegociatori iranian, Kazem Gharibabadi, deklaroi më herët para mediave se për këtë javë nuk ishte planifikuar asnjë takim i grupit teknik të punës.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan tha për "CNN" se bisedimet teknike për zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit mes dy vendeve po ecin sipas planit, pavarësisht shkëmbimeve të fundit të zjarrit në rajon.

Takimi në Doha pritet të jetë një provë e rëndësishme për ecurinë e negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa të dyja palët po përpiqen të ruajnë kanalet diplomatike të hapura mes tensioneve të vazhdueshme.

presidenti i shteteve të bashkuara donald trump iran doha katar

Lini një Përgjigje