Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka deklaruar se bllokada detare ndaj porteve iraniane është në zgjerim dhe po merr përmasa globale.
Gjatë një konference për shtyp në Pentagon, Hegseth theksoi se kontrolli amerikan në rajon është forcuar ndjeshëm, duke vënë në dukje rolin kyç të Marinës së SHBA-së në monitorimin e trafikut detar.
“Askush nuk lundron nga Ngushtica e Hormuzit në asnjë vend të botës pa lejen e Marinës së Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ai.
Sekretari i Mbrojtjes bëri të ditur gjithashtu se një aeroplanmbajtëse tjetër do t’i bashkohet operacionit në ditët në vijim, duke rritur më shumë praninë ushtarake amerikane në zonë.
Ai vlerësoi si të suksesshme masat e ndërmarra deri tani, duke përmendur sekuestrimin e dy anijeve të lidhura me Iranin në rajonin Indo-Paqësor.
“Ata menduan se ia kishin dalë tamam në kohë. Nuk ia dolën. Ne sekuestruam anijet e tyre të sanksionuara dhe do të sekuestrojmë edhe më shumë”, deklaroi Hegseth.
Zhvillimet vijnë në një moment tensioni të shtuar në rajon, ndërsa SHBA duket e vendosur të intensifikojë presionin ndaj Iranit përmes kontrollit detar.
Lini një Përgjigje