TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2026, 14:15

Tjetër tërmet në Kretë, banorët në panik; sizmiologët palarajmërojnë disa pasgoditje

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër tërmet në Kretë, banorët në panik;

Një tjetër tërmet me magnitudë 5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në Kretë në orën 11:10 (ora lokale), duke vijuar serinë e lëkundjeve të forta që nisën që në mëngjes në zonën e Lassithit.

Epiqendra është lokalizuar në juglindje të Goudouras, pranë zonës ku në orën 06:18 u regjistrua tërmeti më i fortë i ditës me magnitudë 5.7 ballë.

Pas kësaj goditjeje, rajoni është përfshirë nga një seri pasgoditjesh që variojnë nga 3.2 deri në 4.1 ballë, ndërsa në orën 12:26 u regjistrua edhe një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 ballë në tokë, rreth 9 kilometra në veriperëndim të Goudouras.

Sipas mediave greke, zona kishte shfaqur aktivitet sizmik edhe në ditët e fundit, me lëkundje më të lehta nga 2 deri në 3.7 ballë.

Sizmologu grek Akis Tselentis shfaqet qetësues, duke theksuar se aktiviteti sizmik në zonë ishte i pritshëm, pasi një sekuencë mikrosizmike në rritje është regjistruar në muajt e fundit.  Ai paralajmëroi se mund të ketë vijim të lëkundjeve, por pa rrezik të lartë për tërmete më të forta.

Sizmiologu theksoi se, për shkak të thellësisë së vogël të epiqendrës, është e mundur që “të pasojnë disa tërmete më të vogla në ditët në vijim”, ndërsa shtoi se “me një probabilitet të lartë, nuk do të ketë dridhje më të forta”.

Eksperti shpjegoi gjithashtu se aktiviteti sizmik në Kretë lidhet me përplasjen e pllakave tektonike afrikane dhe euroaziatike, duke e bërë zonën një nga më aktive në rajon.

Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për kujdes në shpërndarjen e informacionit: qytetarët duhet të shmangin përhapjen e lajmeve të ekzagjeruara apo të pasakta, sidomos në prag të sezonit turistik.

Lini një Përgjigje