Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se Princi Andrew duhet të dëshmojë para një komisioni të Kongresit Amerikan lidhur me lidhjet e tij me Jeffrey Epstein, pas publikimit të dokumenteve të reja nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.
Duke folur për gazetarët pas kthimit nga Japonia, Starmer tha se: “Kushdo që ka informacion duhet të jetë i gatshëm ta ndajë atë, në çdo formë që kërkohet. Nuk mund të fokusohemi te viktimat nëse nuk jemi të përgatitur për këtë. Viktimat e Epstein duhet të jenë prioriteti.” Ai shtoi gjithashtu se nëse do të ketë një falje, kjo është çështje personale e princit Andrew.
Publikimi i dokumenteve përfshin edhe fotografi që dyshohet se tregojnë princin Andrew në momente të diskutueshme me një grua, e cila shtrihej në tokë. Në disa prej tyre, ish-duka i Jorkut duket duke u përkulur mbi të dhe në një nga imazhet ai shikon drejtpërdrejt në aparat.
Kjo kërkesë e Starmer nënvizon presionin në rritje ndërkombëtar ndaj princit Andrew për të dhënë llogari mbi lidhjet e tij me Epstein dhe për të adresuar akuzat që lidhen me abuzimet e mundshme.
Lini një Përgjigje