TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2026, 16:50

Trump kërcënoi me sulme të reja, Irani: Nëse goditemi, do të mbyllim ngushticën e Hormuzit

Shkruar nga Pamfleti

Trump kërcënoi me sulme të reja, Irani: Nëse goditemi, do

Pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump se SHBA-ja do të sulmojë Iranin, Teherani ka reaguar ashpër, mdaje ka kërcënuar se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit në rast të ndonjë sulmi të ri.

Media iraniane ‘Press TV’, citoi ato që i quajti burime të informuara të sigurisë.

"Strategjia e re e Iranit është: pas çdo sulmi, ngushtica e Hormuzit do të mbyllet plotësisht", thuhet në një postim në Telegram të medias iraniane.

Krahas kësaj, ata u zotuan se Irani do të kryejë sulme edhe ndaj të paktën dyfishit të numrit të objektivave të goditura si hakmarrje.

"Çdo kërcënim do të marrë një përgjigje të fuqishme; Irani nuk bën dallim midis SHBA-së dhe partnerëve rajonalë", tha ai.

 

hormuzi shba irani

Lini një Përgjigje