TAGS-AT E JAVËS

Forum22 Janar 2026, 14:19

"21 Janari", historia e vërtetë që provincialët politikë përpiqen ta mbulojnë

Shkruar nga Spartak Ngjela

"21 Janari", historia e vërtetë që provincialët

E çfarë i duhet shoqërisë së sotme që ti të flasësh si i persekutuar i një sistemi komunist i cili ka qenë një sistem botëror, por që e rrëzoi historia?

21 janarin, vrasësit e katër qytetarëve të pafajshëm, e kanë kthyer në përrallë, në një kohë që tani është e provuar se të katërt njerëzit e pafajshëm i vrau diktatura Berisha.

Të gjitha historitë e tjera janë përralla provinciale. Por provincialët që kanë ardhur në Tiranë me demokracinë duhet ta dinë që qytetarët e Tiranës nuk e pranojnë provincializmin.

I shoh edhe nëpër televizione që gënjejnë me pasion, sepse nuk e kuptojnë dot që mllefi nuk është politikë.

Më gënjeshtarë në opsionin e tyre janë ata që kanë qenë të persekutuar nga regjimi i Partisë së Punës në Shqipëri dhe kanë dalë në politikë, por që kuptohet se intelektualizmi i tyre nuk është rrjedhojë e dijes graduale, por shtysë e hakmarrjes.

Asgjë. Kot vuajnë, sepse ligji është ligj dhe prandaj duhet të reshten për të respektuar ligjin.

E çfarë i duhet shoqërisë së sotme që ti të flasësh si i persekutuar i një sistemi komunist i cili ka qenë një sistem botëror, por që e rrëzoi historia?

Dhe i dëgjoj kur flasin, që as gjuhën shqipe nuk e njohin dhe janë me një pasion të brendshëm që nuk i lejon të shpërndahen në një gjykim të përgjithshëm.

Dhe kuptohet se nuk e pranojnë demokracinë, por nuk kanë se çfarë të thonë.

Përse duhet të shqetësohet sot një individ i lirë në Shqipëri për një histori të trishtë që në Shqipëri ka rënë që në vitin 1992 e nuk ekziston më realisht askund në këtë vend?

Kurse vota e lirë është votë e lirë dhe kjo duhet respektuar si vlera kryesore e shtetit shqiptar. Paqja demokratike vjen nga vota e lirë, ja, kjo është aksioma e demokracisë së sotme në qytetërimin evropian.

1 Komente

  1. G
    Gjergji

    Avokati Ngjela e sqaron në mënyrë të përsosur dhe shumë të ligjshme se ardhja e demokracisë duhet legjitimuar që ne populli që e pranuam të japim sa të mundim që ajo të eci përpara kthimi mbrapa duhet t'a harrojnë ca individë të pashkolluar që nuk kanë dëshirë ,dhe duan t'a minojnë demokratizimin në Shqipëri

    Lini një Përgjigje