Po prindërit e atyre fëmijëve e dinë se në ç’gjendje i kanë fëmijët e tyre? Sa prindër ka në këtë vend që nuk dinë as në cilën klasë i kanë fëmijët?
Kjo ish-mësuese, tashmë do të ketë punë edhe me drejtësinë, për ushtrim dhune ndaj nxënësve. Nuk ka asnjë arsye që ta justifikojë sjelljen e saj dhe veshjen e përparëses së mësuesit. Nuk kam asnjë qëndrim tjetër për këtë.
E di që mund të duket tepër, por unë nuk ndaj as të njëjtin mendim me lumin e sharjeve, mallkimeve, kërcënimeve e përbetimeve që mbushën rrjetin, për “t’ia këputur kokën, nëse do ia kishte bërë këtë fëmijës tim”, etj etj.
Edhe në këto kushte, unë po tentoj të them, se kjo mësuese është po kaq viktimë sa edhe fëmijët që ajo rreh.
Asnjë nxënës nuk kishte bërë detyrat.
Asnjëri nuk kishte hapur librin. Këdo që pyeste, nuk dinte asgjë.
Ajo, si një e çakërdisur, e lëshuar nga nervat, turret mbi ata që duhet ti mësojë, por që nuk mësojnë, duke u tjetërsuar në një njeri të dhunshëm.
Unë dua të bëj avokatin e djallit, në të cilin ishte shndërruar ajo.
Përse po i qëllonte fëmijët? Që të mësonin, apo jo? Por fëmijët janë “dru” dhe ajo bëhet bishë duke thënë se “ju jeni dru, jeni vetëm për të ngrënë e për të dhj…”. Por në fund, ajo kërkon që ata të mësojnë, jo që ti lajnë makinën asaj, apo jo? Dhuna nuk justifikohet, dhe ajo duhet të dorëzojë përparësen e bardhë. Por ajo është 58 vjeçe. Pret pensionin. Nuk është dorëzuar, që të thotë “në djall vafshi po nuk deshët të mësoni”. Në përpjekjen e saj për të bërë mësuesen, ka dalë nga binarët.
Unë jam i bindur se ka shumë, po shumë mësues që janë në pozicionin e saj. Ata duan ti mësojnë fëmijët, por kur dështojnë, thjeshtë shtrëngojnë dhëmbët. Britma e saj “Ma shpifët” është britma e një arsimtari që iu është shpifur profesioni.
Po prindërit e atyre fëmijëve e dinë se në ç’gjendje i kanë fëmijët e tyre? Sa prindër ka në këtë vend që nuk dinë as në cilën klasë i kanë fëmijët?
Unë nuk e justifikoj në asnjë fjalë e asnjë veprim atë ish mësuese, por e shikoj atë si viktimë të një sistemi arsimor, shoqëror e social që ka ardhur në degradim dhe ku detyra kryesore e mësuesit shpesh është të mbajë qetësi në klasë.
P.S: Për kursim kohe, atë pyetjen “po sikur t’ia bënte fëmijës tënd atë gjë, çfarë do të bëje ti?” -, mos ma bëni se nëse fëmija im do ishte në atë gjendje, unë do isha duke bashkëpunuar me atë mësuese e shpullën e parë ndoshta do ia jepja vetë.
Kjo është një ftesë për diskutim, pasi problemi nuk zgjidhet me përjashtimin apo arrestimin e një mësueseje.
Nuk ka te drejte te ngreje dore,as te ofendoje e as te fyeje femijte!por peshku qelbet nga koka thone,dhe kjo koke peshku vjen aq shume ere kalbesire qe nuk mund te pastrohet me asgje
Patjeter por flet ne ajer. Para nja 2 javesh tek tregu fshatar takova dike qe po shiste fruta. Ishte nga veriu i Shqiperise. Kur po mi peshonte me pyeti. Mos je gje djali i N..... je ti ? Po i thashe me kuriozitet. E kam patur mesues baben tend me tha i ngjake komplet. (Babai ka qene mesues per 5 vjet ne Kukes ne kohen e komunizmit). Ah sikur te me kishte rrahur pak me shume e te mesoja dicka se edhe llogarite e lekeve me zor i bej, me tha. Ne kete konteks une nuk po justifikoj dhunen por edhe kjo liria pa limit nuk eshte e shendetshme. Asnje femije nuk ka patur probleme nga ndonje goditje po te gjithe femijet sot po kane probleme nga liria e tepert dhe mos respekti i prinderve e per te mos folur per te tjeter. Prandaj perpara se te flasim duhet ta analizojme mire situaten.
Z.Kikia ka të drejtë. Përgjegjësia prindërore është bazë për suksesin në sistemin arsimor. Sistemi arsimor dhe edukativ ka dështuar në të gjitha nivelet. Përgjegjësia kryesore bie mbi gjithë ngrehinën shtetërore dhe qeverisëse.