TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Mars 2026, 17:35

Fuqia e oligopolit edhe propozimi pa vlerë i deputetëve të opozitës!

Shkruar nga Irena Beqiraj

Fuqia e oligopolit edhe propozimi pa vlerë i deputetëve të

Problemi më i vështirë për t'u adresuar është prishja e oligopoleve që për fatin tonë të keq është struktura që shfaqet në çdo treg, tregun bankar, financiar, hidrokarbur, ushqimor etj.

Në vitin 2011 Warren Buffet, i tha Komisionit të Hetimit të Krizave Financiare:

Vendimi i vetëm më i rëndësishëm në vlerësimin e një biznesi është fuqia për të vendosur çmimet. Nëse mund të rrisni çmimin pa humbur tregun, pra nëse zotëroni një monopol ose oligopol , padyshim keni një biznes shumë të mirë.

Nëse keni një biznes të mirë, mund të blini  një  televizion me të cilin mund të ndikoni bindjet e publikut. Ndërkohë  që nipi juaj edhe pse idiot mund ta drejtojë atë”.

Baffet edhe pse ironik, është elegant dhe i rafinuar kur përcakton fuqinë e monopolit edhe oligopolit!

Uroj që këto rreshta ti lexojë opozita që të kuptojë se ulja e taksave nuk çon domosdoshmërish në uljen e çmimit. Për fat të keq ekonomia nuk funksionon në bazë të ligjeve universale , ku dy edhe dy bëjnë katër dhe tre minus një bëjnë dy. Vendimet ekonomike merren nga njerëzit dhe sjellja njerëzore është përcaktuesi bazë i rezultateve të pritura. Asgjë rreth sjelljes njerëzore nuk është kaq e thjeshtë dhe universale.

Studimet empirike europiane tregojnë se edhe në tregje konkurruese (pra jo monopol dhe jo oligopol) sa herë që ka pasur një rritje të normave të taksave, 55% e kësaj rritje është përkthyer në rritje të çmimit që muajin e parë pas ndryshimit. Ndërkohë që në harkun kohor prej tre muajsh rritja e normës taksës është transmetuar e gjitha tek çmimi.  Ndryshe ka ndodhur kur politikëbërsit kanë vendosur ulje të taksave.  Vetëm 13 % e uljes së normës është reflektuar si ulje çmimesh për konsumatorin . Pjesa tjetër e uljes është reflektuar në rritjen e fitimeve të biznesit. Pra  transmetimi tek çmimi i uljes edhe i rritjes së taksave është i ndryshëm duke treguar se në ekonomi 2+2 mund të bëj edhe 5 dhe 3-1 mund të rezultojë sërisht 3 .

Pra edhe kur tregu është konkurrues ulja e taksave  mund të reflektohet pjesërisht si ulje çmimi . Ndërsa tregu është oligopol ulja ku fuqinë për vendosjen e çmimit e kanë pak kompani transmetimi i uljes së taksës tek çmimi është i papërfillshëm.

Për lexuesin jo ekonomist tregu ka trajtë oligopolistike kur 5 kompani mund të mbajnë më shumë se 60 % të tregut.

Fatkeqësisht të dhënat  tregojnë se  tregjet  e importit të mishit, miellit , sheqerit, vajit  janë të gjitha oligopol. Për shembull tregu i mishit   është i përqendruar në 5 kompani të cilat mbajnë 85% të tregut për vitin 2024, për qëndrim të cili është rritur krahasuar me vitin 2023 ku këto 5 kompani mbanin vetëm 75% të tregut. Për më tepër kufirin prej 60 % e plotësojnë 3 kompanitë e para. Në këtë rast kur 3 kompani janë përcaktuese të çmimit në treg është e vështirë që mekanizmi i transmetimit të uljes së taksës  tek ulja e çmimit  të funksionojë siç pretendojë deputetët e opozitës.

Problemi më i vështirë për t'u adresuar  është prishja  e oligopoleve që për fatin tonë të keq është struktura që shfaqet në çdo treg, tregun bankar, financiar, hidrokarbur, ushqimor etj.

Ulja e taksave është morfina ose qetësuesi i përkohshëm por kurrsesi trajtimi i problemit strukturor të tregut.

Unë nuk kam asnjë dyshim që qeveria që kemi është njohëse e mirë e dozës së morfinës  , por me sa duket as opozita nuk ka takat  të propozojë  më shumë se morfina.....

opozita oligopoli

Lini një Përgjigje