Në këto kushte, nuk ka rëndësi çfarë mendon Elisa, por ka rëndësi si e mendon edhe si e artikulon atë ka ndodhur e do të ndodhë më pas.
Në Londrën e shekullit të tetëmbëdhjetë, me një qindarkë mund të siguroje një vend në një kafene, një filxhan kafe dhe, mund të bisedoje në një tavolinë ku nuk njihje askënd. Ato tavolina u bënë shpesh hapësira të rëndëshishme të debatit. Shkencëtarët, tregtarët, pamfletistët dhe qytetarët debatonin deri natën vonë për politikën, tregtinë, shkencën dhe filozofinë. Hapsira të tilla, të njohura edhe si "universitete një qindarkëshe", ishin të hapura për gjithë gamën e gjerë të klasave shoqërore aq sa Charles II u përpoq t'i ndalonte ato. Këto kafene u bënë qendrat e jetës shoqërore dhe intelektuale të Iluminizmit. E pra, idetë që riformëzuan botën monderne lindën në bisedat e këtyre kafeneve, edhe jo në vetminë e studiuesve. Iluminizmi nuk ishte zëri i një mendimtari të vetëm, por kori i ideve të shumë njerëzve.
Idetë e reja zhvillohen, ndahen, inkurajohen ose dekurajohen duke përdorur struktura dhe norma të gjeneruara dhe të kuruara në mënyrë kolektive. Ndaj Émile Durkheim i konsideronte idetë si pjesë e"vetëdijes kolektive" edhe jo thjesht mendime brenda mendjeve individuale. Ato janë pjesë e “jetës të përbashkët mendore” që formohet përmes institucioneve, traditave dhe marrëdhënieve.
Sot mediat janë si "kafetë një qindarkëshe" të Londrës së vjetër por fatkeqësisht më shumë sesa ide prodhojnë propagandë populizëm edhe polarizim.
"Revolucion" u quajtën dy statuset e Elisës në një nga ekranet televizive, duke e vrarë edhe varrosur më brohoritje, shtatë pash nën dhe, aktin e saj të mosbindjes. Argumentet "qëllim mira" shërbyen për të na kujtuar se në tokën e djegur edhe të zaptuar nga dhuna politike bashkëkohore populizimi, polarizimi dhe propaganda çdo akt mosbindje mund të barazohet gabimisht me heroizmin.
Krahasimi i mosbindjes me Revolucionin është shtërpëzues pasi nuk na lejon që problemet që sot Elisa po përpiqet të shtrojë, të argumentohen, të kundërshtohen, të formëzohen dhe të përpunohen, por përkundrazi, i vendos ato padrejtësisht nën dritën e cinizmit dhe hakmarrjes.
Nëse kjo qasje vazhdon do të na lërë pa përgjigje nëse ka në reagimin e saj elementë për për t’u çmuar, apo për tu përkrahur. Kjo qasje pengon krijimin e një ideje të qartë se çfarë urash duhen ndërtuar dhe cilat mure duhet shkatërruar nga socialistët e thjeshtë në lidhje më të edhe qëndrimet e saj.
Për më tepër, Elisa nuk është anwtari i thjeshtë i Partisë Socialiste, përkundrazi, deri dje ka shërbyer si mekanizmi politik më i rënësishëm (pas Edi Ramës) për formësimin edhe përhapjen e propagandës. Dhe një propagande të pastër që nuk tenonte vetëm të ndikonte opinionet tona, por ajo punonte për të krijuar apati, për të krijuar zemërim, për t'i larguar njërëzit nga sistemi politik, madje për t'i bërë skeptikë ndaj gjithçkaje.
Në këto kushte, nuk ka rëndësi çfarë mendon Elisa, por ka rëndësi si e mendon edhe si e artikulon atë ka ndodhur e do të ndodhë më pas.
Për më tepët, spektakli i pastër "i distancimit" me të cilin ka filluar ky akt mosbindje nuk është gjë tjetër veçse një mekanizëm i ndërgjegjes për t'u ndjerë "e drejtë" duke shmangur përgjegjësinë.
Rruga për në ferr shtrohet me qëllime të mira. Qëndrimet, idetë, aktet e mosbindjes nuk janë pasuri në vetvete , apo marrin vlerë nga forca për të mobilizuar sa më shumë njerëz rreth tyre.
Ndaj kush vërtet i vlerëson qëndrimet e Elisës, se në fund të fundit më mirë vonë sesa kurrë, nuk mund të ushtrojë mbi to gjykimin sipërfaqësor të spektatorit që kërkon të shohë revolucionin.
Askush , aq më pak Siropali nuk mund të formëzojë revolucione. Por gjithkush aq më shumë Spiropali i ka mundësitë të fillojë një proçes reflektimi të sinqertë edhe publik që kërkon pikë së pari përballje me vertetën.
Spiropalit sot nuk i nevojitet protagonizmi heroik ,por shokë shumë.
I jepni një mundësi Spiropalit, mos e ngrini në piedestal për ta rrëzuar shpejt!
T'i lyeje e llustroje turinjte ne c'te doje fshatarka po fshatarke mbetet e asgjekundi do perfundoje.