TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Mars 2026, 13:12

Letër për McAllister dhe Krichbaum: Pse Gjermania voton deputetë dhe Shqipëria lista kryetarësh

Shkruar nga Myslim Murrizi
Letër për McAllister dhe Krichbaum: Pse Gjermania voton deputetë
Myslim Murrizi

Prandaj, kur vini për vizitë në Shqipëri dhe jargaviteni duke shtrënguar në qafë apo puthur deputetë shqiptarë që i keni për zemër, mirë është që t’u tregoni se çfarë sistemi zgjedhor ka dhe si zgjidhen deputetët në vendin tuaj, Gjermani.

Te nderuar Z Mekalister dhe Z Krichbaum.

Kjo është fleta e votimit në vendin tuaj, Gjermani.

Pra, gjermanët zgjedhin me votë deputetët e tyre dhe nuk votojnë listën e kryetarëve të mbushur me njerëz pa asnjë vlerë.

Gjermania ka këtë ligj zgjedhor me lista të hapura, dhe çdo qytetar zgjedh atë që mendon se vlen si përfaqësues i tyre.

Prandaj, kur vini për vizitë në Shqipëri dhe jargaviteni duke shtrënguar në qafë apo puthur deputetë shqiptarë që i keni për zemër, mirë është që t’u tregoni se çfarë sistemi zgjedhor ka dhe si zgjidhen deputetët në vendin tuaj, Gjermani, në mënyrë që çifti i bashkëkryetarëve të të nderuarit komision për pseudo-reformën zgjedhore PS-PD të mos derdellisin si të zgjuar, sikur po shpikin armë bërthamore të Iranit.

Po ashtu, as Rama dhe as Berisha të mos kenë mundësi të jenë pronarë të Parlamentit duke qenë padrino të partive politike militantiste-patronazhiste, sepse me lista të hapura as njëri dhe as tjetri nuk do të kishin rreth “sofres” vemje e servilë të pështirë që jargaviten për të dalë në foto me ju.

Madje Z. McAllister e di mirë se çfarë do të thotë votë me lista të hapura, sepse e ka provuar vetë: edhe pse ish-kancelarja Angela Merkel e kishte të preferuar apo të përkrahur, qytetarët gjermanë nuk e votuan në vitin 2013 dhe prej 13 vitesh nuk është më deputet në Bundestag. Në vitin 2014 ai u fut në listën e mbyllur të partisë për të qenë eurodeputet, sepse me listë të hapur fitoi “opingat” e Merkelit.

Prandaj dokrrat dhe dënglat si parimorë të mëdhenj apo liderë të votuar mund t’ua shisni atyre që ju lepihen për një foto.

Ligji që rikthen demokracinë dhe sovranitetin e votës së qytetarëve, që u “vra” nga pazari i pistë i prillit 2008 mes Ramës dhe Berishës, është lista 100% të hapura dhe Shqipëria një zonë zgjedhore.

Pallavrat për financim partish apo mashtrimet për 30% lista të mbyllura janë turpi i palaçove politikë të të dyja forcave politike, PD-PS, për të ruajtur një karrige të qelbur në Kuvend pa vota dhe për t’i shërbyer si qen të tredhur kryetarëve të partive, duke mbrojtur interesat e tyre.

Letër për McAllister dhe Krichbaum: Pse Gjermania voton deputetë

myslim murrizi

Lini një Përgjigje