TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2026, 17:25

'Algoritmi' që po 'rrëzon' qeverinë e 'like'-ve dhe 'share'-ve

Shkruar nga Pamfleti
'Algoritmi' që po 'rrëzon' qeverinë e
Edi Rama

Rama ka vendosur ta shpallë algoritmin armik, sepse pa forcën e propagandës, “maska e pushtetit perfekt” bie dhe rrënojat e keqqeverisjes së tij nisin të dalin në sipërfaqe...

Kryeministri Edi Rama, pas “psonisjes” nga një armik imagjinar në tjetrin, ka dalë në përfundimin se fajtori për protestat masive kundër tij është algoritmi. Gjithashtu, Rama ka theksuar se shumica e qytetarëve që dalin të protestojnë në Bulevard vijnë për të bërë video dhe selfie për rrjetet sociale, pasi protesta është në trend për momentin.

Por e gjithë kjo narrativë është disi paradoksale, aq më tepër për një qeveri e cila ka ngritur një “makineri gjigante” në rrjetet sociale, e cila prej 14 vitesh nxjerr për konsum propagandën e gatuar në zyrat e Kryeministrisë. Çdo ditë, prej 14 vitesh, në profilet e ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive, administratës, drejtorëve e deri te rojet e institucioneve, riciklohet e njëjta propagandë.

Kjo lloj makinerie arriti në nivele të frikshme. Në prill të këtij viti, një foto u bë pasqyrimi më i mirë i kësaj makinerie, ku një nismë e qeverisë për pastrimin e plazhit tregonte katër punonjës që pastronin plazhin dhe katër fotografë që filmonin këtë proces, nga i cili më pas mund ta merrni vetë me mend se çfarë narrative krijohej.

'Algoritmi' që po 'rrëzon' qeverinë e

Paradoksal është reagimi i Ramës edhe për vetë faktin se, në disa prej mbledhjeve të qeverisë së tij, ministra, deputetë dhe anëtarë të PS-së janë “kryqëzuar” nga Rama për shkak se nuk kanë qenë aktivë me shpërndarjet në rrjetet sociale ose për numrin e like-ve.

I gjithë ky nervozizëm i Ramës ndaj algoritmit shpjegohet vetëm me një gjë: vrulli i madh dhe masiviteti që ka marrë protesta, si dhe pakënaqësia ndaj qeverisjes së tij, kanë hedhur përtokë makinerinë gjigante të propagandës. “Botët” që komentonin në mënyrë automatike në rrjetet sociale për të mbrojtur Ramën dhe për të lavdëruar punën e tij, tashmë nuk po ia dalin dot përballë qytetarëve realë të pakënaqur nga kjo qeverisje 14-vjeçare.

Për këtë arsye, Rama ka vendosur ta shpallë algoritmin armik, sepse pa forcën e propagandës, “maska e pushtetit perfekt” bie dhe rrënojat e keqeverisjes së tij nisin të dalin në sipërfaqe./Pamfleti

Lini një Përgjigje