TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2025, 07:15

Aksident në Fushë Krujë/ Po shtynte makinën që ju fik në mes të rrugës, përplaset rëndë i riu

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Fushë Krujë/ Po shtynte makinën që ju fik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në dalje të Fushë Krujës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor. Viktima, Irdi Laçi, ishte ndalur në mes të rrugës pasi automjeti i tij ishte fikur papritur. Ai po përpiqej të ndizte sërish makinën, kur një tjetër automjet e ka goditur me shpejtësi.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa i riu është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike. Identiteti i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin nuk është bërë ende publik.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 

Lini një Përgjigje