TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2026, 08:55

"Do vras këdo që afrohet"/ Flet vëllai i 58-vjeçarit të vrarë nga ish-dhëndri: Autori është arrestuar tre herë

Shkruar nga Pamfleti
"Do vras këdo që afrohet"/ Flet vëllai i
Vëllai i 57-vjeçarit të vrarë nga ish-dhëndri

Vëllai i 58-vjeçarit Kosta Plaka, i cili mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë gjahu nga ish-dhëndri i familjes, Refit Buzi, ka rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas tij, autori jo vetëm që ekzekutoi ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe më pas rrëmbeu ish-të fejuarën, por prej kohësh kishte paralajmëruar se do të kryente krimin nëse ajo nuk rikthehej tek ai.

Familjari i viktimës tha se të afërmit nuk mundën të ndërhynin për t'i ardhur në ndihmë, pasi autori ishte i armatosur dhe kërcënonte se do të vriste këdo që do t'i afrohej. Ai shtoi se 35-vjeçari kishte pasur disa përplasje me policinë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj vajzës dhe familjes së saj, ndërsa ndodhej edhe në masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu.

Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Këtu ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën. Do t’iu vras të gjithëve’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar.”, deklaroi ai.

 

vrasje e 57-vjecarit ne roskovec krim ne familje

Lini një Përgjigje