TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2026, 15:26

Ekzekutimi i Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet

Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatin e hetimeve për vrasjen e Pavlin Prekës, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës të përfshirë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ekzekutimi është planifikuar dhe kryer në bashkëpunim nga disa persona. Aktualisht, në qendër të hetimeve janë tre persona, për të cilët prokuroria ka dyshime se kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe realizimin e krimit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt personal. Sipas prokurorisë, ngjarja dyshohet të ketë ardhur pas kundërshtimit të familjarëve për lidhjen që viktima kishte me vajzën e njërit prej të dyshuarve. Megjithatë, hetuesit po verifikojnë edhe motive të tjera të mundshme që mund të kenë ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen e afatit hetimor, me qëllim përfundimin e ekspertizave, marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe analizimin e provave të mbledhura deri më tani. Pas përfundimit të këtyre veprimeve, pritet të përcaktohen përgjegjësitë penale dhe rrethanat e plota të vrasjes.

Si ndodhi ekzekutimi i 20-vjeçarit Pavlin Preka?

Pavlin Preka u ekzekutua në një atentat të organizuar në Shkodër, ku autorët dyshohet se përdorën një armë zjarri me silenciator për të shmangur zhurmën e të shtënave dhe për të mos ngritur dyshime te banorët e zonës. Sipas hetimeve, ai u qëllua me 6 plumba pranë banesës së tij dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra të cilët e kanë goditur në pjesën e gjoksit duke i shkaktuar vdekjen.

Që në orët e para pas krimit, grupi hetimor ngriti dyshimet se atentati ishte planifikuar me kujdes dhe nuk ishte kryer nga një person i vetëm. Prokuroria dyshon se në organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes kanë marrë pjesë disa persona me role të ndryshme.

Pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt personal. Sipas prokurorisë, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë kundërshtimi i familjarëve për lidhjen sentimentale që Pavlin Preka kishte me vajzën e njërit prej të dyshuarve. Megjithatë, hetuesit po verifikojnë edhe pista të tjera për të përcaktuar nëse kanë ekzistuar motive shtesë që çuan në organizimin e atentatit.

Për shkak se disa ekspertiza nuk kanë përfunduar ende dhe mbeten për t'u administruar dëshmi e prova të tjera, Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të zgjasë edhe me tre muaj afatin e hetimeve. Në qendër të tyre janë tre persona të dyshuar, për të cilët prokuroria beson se kanë pasur role në planifikimin dhe realizimin e ekzekutimit të Pavlin Prekës.

prokuroria shkoder pavlin preka

Lini një Përgjigje