
Dy shtetase kolumbiane janë arrestuar në Fier në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira.
Në pranga ranë shtetaset D.C., 31 vjeçe dhe D.C., 20 vjeçe. Sipas hetimeve paraprake, ato kishin përshtatur banesën për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Gjatë operacionit, shërbimet e policisë sekuestruan një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga prostitucioni, si dhe gjashtë telefona celularë që do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.
Në vijim të veprimeve procedurale, janë proceduar penalisht edhe tre shtetas të tjerë për veprën penale të prostitucionit.
Policia bëri me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.
Lini një Përgjigje