TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2026, 12:40

I dënuar me burg përjetë, arrestohet në Belgjikë 'i forti i Tiranës' Gert Gjinarari

Shkruar nga Pamfleti

Gjinarari është dënuar nga drejtësia italiane për vrasjen e Naim Zyberit, një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në Tiranën e viteve 1990. Në vitin 2019, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, vendim që shkaktoi reagime të forta dhe polemika në opinionin publik. 

I dënuar me burg përjetë, arrestohet në Belgjikë
Arrestohet në Belgjikë Gert Gjinarari

Arrestohet në Belgjikë Gert Gjinarari.

Gerd Gjinararin, i njohur me emrin Gert Gjenerali, është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në vend, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dënimin me burgim të përjetshëm. Gjinarari është dënuar nga drejtësia italiane për vrasjen e Naim Zyberit, një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në Tiranën e viteve 1990.

Krimi ndodhi në vitin 1997 në një spital në Milano, ku Zyberi po merrte trajtim mjekësor. Sipas hetimeve, Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e spitalit duke u paraqitur si të afërm të pacientit dhe realizuan ekzekutimin me armë zjarri, të cilën e kishin fshehur brenda një buqete me lule.

Për këtë ngjarje, Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat italiane dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Në vitin 2019, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, vendim që shkaktoi reagime të forta dhe polemika në opinionin publik. Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Pas këtij vendimi, Gjinarari nuk u paraqit për ekzekutimin e masës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tij në Belgjikë pritet të hapë procedurat e ekstradimit.

I dënuar me burg përjetë, arrestohet në Belgjikë
Naim Zyberi dhe Gert Gjinarari

Si u vra Naim Zyberi?

Gert Gjinarari i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, në 1997 për vrasjen e Naim Zyberi,  njihet si i forti i Tiranës.

Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.

Naim Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl. Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë. Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës, shkruan Boldneës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.

Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Më datë 6 gusht, Gerd Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane.

i dënuar me burg përjetë arrestohet në belgjikë gert gjinarari

1 Komente

  1. A
    Aleksander

    Arben Grori - djale trim. Respekt per ty Arben! Te uroj lirim te shpejte.

    Lini një Përgjigje