Partia Demokratike ka angazhuar strukturat e saj në protestën e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por kreu i saj, Sali Berisha, ka zgjedhur të mos marrë pjesë personalisht në tubim.
I pyetur nga gazetarët nëse do t’i bashkohej protestës, Berisha tha se protesta nuk ka karakter partiak dhe se për këtë arsye ai nuk dëshiron të jetë i pranishëm në shesh.
Gazetarët: Ju vetë a do t’i bashkoheni protestës?
Sali Berisha: "Jo, sepse nuk është partiake. Unë jam partiak. Kjo është e vërteta dhe unë nuk dua kurrë që ato ngjyra që i kanë dhënë qytetarët t’ia prek. Çdo demokrat aty është pa asnjë simbol partiak. Të respektojmë këtë, të mësohemi të respektojmë këtë dukuri madhështore të paparë në Shqipëri."
Kryetari i PD-së deklaroi se objektivi më i rëndësishëm politik që mund të prodhojë kjo lëvizje është krijimi i një qeverie teknike që do të garantonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
“Një qeveri teknike, e cila përgatit zgjedhjet e lira, do të ishte zhvillimi më i madh, më i rëndësishëm i kësaj proteste”, tha Berisha.
Nga ambientet e SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në dosjen “Partizani”, Berisha komentoi edhe largimin e deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Sipas tij, nëse ky vendim ka lidhje me protestat dhe klimën politike të krijuar prej tyre, ai përbën një akt që meriton të përshëndetet.
Ciles proteste nuk i bashkohesh ti ore dordolec? Kush te qas ty ne proteste! Shko tregoji ndonje perralle me demokraci atyre pak torollakeve qe te ndjekin akoma