TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2026, 13:18

'Çmontohet' banda e hajdutëve në Sarandë, arrestohen 5 'skifterët' që grabisnin banesa dhe makina 

Shkruar nga Pamfleti
'Çmontohet' banda e hajdutëve në Sarandë,
Pamje nga arrestimet

Një bandë "skifterësh", e dyshuar për një seri vjedhjesh në banesa dhe automjete në Sarandë, është goditur nga Policia në kuadër të operacionit të koduar "Focus". Si rezultat i aksionit, katër persona janë arrestuar, ndërsa një i pestë është shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës, Blerim Allaraj, 27 vjeç, Belik Cengu, 32 vjeç dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier.

Sipas hetimeve paraprake, anëtarët e grupit akuzohen se gjatë javës së kaluar kanë kryer të paktën gjashtë vjedhje me thyerje në zona të ndryshme të Sarandës, duke marrë shuma parash, laptopë, tabletë, sende me vlerë dhe dokumente personale nga pesë automjete dhe një banesë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi një automjet që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, si dhe një laptop dhe një telefon celular, të cilët dyshohet se janë produkte të veprave penale.

“Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u finalizua operacionin i koduar “Focus”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

A., 27 vjeç, B. C., 32 vjeç dhe E. D., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe Sh. D., 33 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 39 vjeç, banues në Fier.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete.

Gjatë periudhës 25.06.2026-27.06.2026, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

cmontohet grupi i hajduteve ne sarande

Lini një Përgjigje