TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2026, 15:26

Nga "shtëpitë e barit" në Birmingham te lejet e ndërtimit në Farkë; si po pastrohen paundët e rrjetit Karaj...

Shkruar nga Pamfleti

Nga "shtëpitë e barit" në Birmingham te lejet e

Kenrik Karaj, i skeduar nga burime konfidenciale si koka e një rrjeti "shtëpish bari" në Birmingham, dyshohet se po pastron miliona paund përmes kompanisë së ndërtimit ARK-AM në Shqipëri dhe klinikës estetike Este Medical në Tiranë e Kosovë. Ndërsa ARK-AM mori dakordësi mjedisore për një projekt 5-katësh në Farkë pa asnjë verifikim të origjinës së fondeve, pyetja mbetet: Kush i kontrolloi ata para se të merrnin lejet?

Burime konfidenciale të Pamfletit e skedojnë Kenrik Karaj si koka e një rrjeti shtëpish bari në Birmingham. I vendosur në Britani që nga viti 2016, Kenrik Karaj realizoi goditjen e parë prej 12 milion paund dhe qarkulloi paratë përmes një kompanie ushqimi që e hapi në Londër LITTLE ITALIA LTD. Tani, së bashku me familjarin e tij Arblin Karaj, nëpërmjet kompanisë ARK-AM Construction, dyshohet se po pastron paratë në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Por rrjeti i pastrimit nuk ndalet me kaq. Në Tiranë dhe në Kosovë, Este Medical Group operon si një tjetër mjet për të qarkulluar paratë e pista, ndërsa pyetja kryesore mbetet: A u verifikuan këta individë para se të merrnin lejet?

Lejet që mori ARK-AM Construction dhe si ndryshoi dosja brenda 14 muajve

ARK-AM Construction sh.p.k aplikuar për herë të parë në dhjetor 2024 në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Projekti ishte një kompleks me godina banimi 1, 2 dhe 3 kat në Farkë, Tiranë, dhe Vendimi i Komisionit Nr. 162, datë 06.12.2024, e regjistron ARK-AM si subjektin nr. 13 me numër aplikimi AN041220240023, ku vendimi ishte Informacion shtesë, jo miratim.

Vetëm 14 ditë më vonë, në Komisionin Nr. 169, datë 20.12.2024, ARK-AM figuron sërish me të njëjtin numër aplikimi dhe këtë herë aktiviteti përshkruhet më saktë: Kompleks me godina banimi 1, 2 dhe 3 kat, me hapësira shërbimi, 1 kat nëntokë dhe mur rrethues, ndërsa vendodhja konkretizohet në rrugët Ramazan Begu dhe Myslym Begu, Njësia Farkë, Tiranë. Vendimi ishte sërish Informacion shtesë. Pra dy herë brenda një muaji dosja ngeci dhe nuk mori miratim.

Nga "shtëpitë e barit" në Birmingham te lejet e
Kompleksi Maison de la Terre/

Por më 18 shkurt 2026, në Komisionin Nr. 16, ARK-AM Construction paraqitet me një numër të ri aplikimi, AN211120250018, dhe projekti është rritur ndjeshëm. Tani nuk është më 1-3 kate por Objekt banimi dhe shërbimi 4 dhe 5 kate, me 1 dhe 2 kate parkimi nëntokë, përsëri në Farkë, Tiranë. Propozimi i Drejtorisë ishte Informacion shtesë, por Komisioni vlerësoi Dakortësi, pra në 14 muaj ARK-AM kaloi nga një projekt i vogël që nuk miratohej në një projekt më të madh që mori dakordësi mjedisore, pavarësisht se administrata teknike kërkonte më shumë informacion. Këto vendime janë VNM, vlerësim i ndikimit në mjedis, jo leje ndërtimi, por ato përbëjnë hapin e parë dhe më të rëndësishëm për të filluar punimet.

Mekanizmi i pastrimit: Si qarkullojnë paratë e "barit" përmes ARK-AM dhe Este Medical

Modeli i pastrimit që dyshohet se po përdoret nga Kenrik Karaj dhe Arblin Karaj ndjek një skemë klasike. Fillimisht, paratë nga shtëpitë e barit në Birmingham kalojnë nëpërmjet një kompanie ushqimi në Londër, ku Kenrik Karaj realizoi goditjen e parë 12 milion paund dhe aty paratë u futën në sistemin bankar përmes faturave dhe qarkullimit të mallrave fiktive. Pasi paratë laheshin në Britani, ato transportoheshin në Shqipëri përmes investimeve në ndërtim, sepse sektori i ndërtimit në Shqipëri ka kontroll të dobët mbi origjinën e fondeve dhe paratë e gatshme mund të shndërrohen lehtësisht në asete të patundshme.

ARK-AM Construction shërben pikërisht për këtë qëllim. Kompania paraqet projekte ndërtimi në Farkë dhe merr dakordësi, por askush nuk kontrollon nëse Arblin Karaj ka fondet e nevojshme për të ndërtuar një kompleks disa katësh. Paratë e gatshme nga Britania futen në kompani si kapital ose si kredi nga ortakët, pastaj shpenzohen për ndërtim, dhe në fund asetet e patundshme shiten për të prodhuar para të ligjshme.

Por rrjeti nuk përfundon me ARK-AM. Este Medical Group Tirana sh.p.k është një tjetër pjesë e mekanizmit. Kjo kompani, me seli te Garden Building në Rrugën e Kavajës, Tiranë, ka si ortake të pjestarë të së njëjtës familje Karaj. Për vitin ushtrimor 2024, Este Medical deklaroi fitim neto zero dhe kapital të nënshkruar vetëm 100,000 lekë, por fakti që një kompani pa fitim mbahet hapur tregon se ajo nuk operon për të gjeneruar të ardhura reale. Në vend të kësaj, Este Medical përdoret për të faturuar shërbime estetike që nuk janë kryer realisht, për të marrë para nga burime të dyshimta në formën e pagesave me kartë ose cash, dhe për t'i kthyer ato si të ardhura të ligjshme të kompanisë.

Klinikat estetike janë ideale për pastrimin e parave pikërisht sepse shërbimet si lazeri, botoksi, mbushjet dhe karboksiterapia nuk kanë një çmim standard të verifikueshëm, dhe askush nuk mund të provojë nëse një trajtim është kryer realisht apo nëse fatura është lëshuar vetëm për të kthyer paranë e pistë në të ardhura të ligjshme. Një klinikë mund të fatururojë qindra trajtime në muaj pa pasur nevojë të provojë se ato kanë ndodhur vërtet, dhe pagesat në cash apo me kartë kalojnë pa kontroll të burimit të fondeve.

E njëjta Este Medical Group ka hapur degë edhe në Graçanicë, Kosovë, ku sipas burimeve konfidenciale po përdoret për të qarkulluar fondet. Kosova ka mbikëqyrje më të dobët financiare dhe klinikat estetike janë biznese me para të gatshme, pa inventar të verifikueshëm dhe me fatura që mund të fryhen lehtësisht. Një trajtim estetik që kushton 200 euro mund të fatururohet 2000 euro dhe diferenca bëhet para e pastruar. Për më tepër, klientët e klinikave estetike nuk kontrollohen për origjinën e fondeve, ndaj paratë nga trafiku i drogës në Birmingham hyjnë në Este Medical në Tiranë dhe Graçanicë si pagesa për shërbime, pastaj tërhiqen si dividendë ose transferohen në kompani të tjera.

Sipas regjistrave publikë, ARK-AM Construction ka si pronar Arblin Karaj, ndërsa Companies House e Britanisë regjistron Kenrik Karaj si drejtor të Little Italia (Birmingham) Ltd, një kompani me aktive neto vetëm 964 paund në prill 2019. Kenrik Karaj sjell paratë nga Britania dhe Arblin Karaj i fut në ndërtim në Shqipëri përmes ARK-AM Construction, ndërsa Este Medical Group në Tiranë dhe Kosovë shërben si një mjet shtesë për të qarkulluar dhe legitimuar paratë e pista.

Kush i verifikoi ata para se të merrnin lejet?

Kur ARK-AM Construction aplikoi në dhjetor 2024, dosja nuk kaloi dhe iu kërkua informacion shtesë. Por 14 muaj më vonë, me një projekt më të madh dhe me të njëjtin pronar, kompania mori dakordësi, pavarësisht se Drejtoria e AKM-së kishte propozuar sërish informacion shtesë.

A u verifikua Arblin Karaj përpara se Komisioni të jepte Dakortësinë?

A u kërkua ndonjëherë një deklaratë për origjinën e fondeve për një projekt që kushton miliona euro?

A e dinte Komisioni i AKM-së se i njëjti mbiemër Karaj lidhet me Kenrik Karaj, i skeduar nga burime konfidenciale si koka e një rrjeti shtëpish bari në Birmingham?

Dhe për Este Medical, a ka kontrolluar ndonjë institucion shqiptar apo kosovar se nga vijnë paratë që qarkullojnë në atë klinikë?

A ka deklaruar Kenrik Karaj burimin e fondeve për të hapur degën në Graçanicë?

Një kompani me fitim zero në Tiranë nuk hap një degë në Kosovë pa pasur një burim tjetër financimi, dhe ai burim nuk është i deklarar askund.

Këto nuk janë akuza, por pyetje që një artikull investigativ ka të drejtën t'i bëjë. Derisa këtyre pyetjeve nuk u përgjigjet askush, Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë vende ku pastrimi i parave ndodh në sy të hapur, me dakordësinë e institucioneve dhe pa asnjë verifikim të pronarëve të kompanive që marrin leje miliona euroshe.

 

4 Komente

  1. k
    k

    Se mos eshte ndonje kompllot i armiqve te shqiperise nga Bangladeshi ,se shqiptaret nuk bejne gjera te tilla dhe se parate jane qelibar te pastra.

      1. S
        Sun will shine

        Te pastrosh paundin ne folene e komunistmutave ,rraca me e zeze e galaktikes rruga e qumeshit ,esht mekat i madh ,ne honululu ti cosh ben sevap

        1. P
          Patronazhisti

          pastrimi parave behet edhe me bekimin e europianeve(pederasti), dhe ate amerikane, ,.....prandaj kush perpiqet te shese moral ne kte vend ose eshte kurve ose motra e sajë ,kategori tjeter nuk ekziston ne shqiperine e dhjere te konices

          Lini një Përgjigje