TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2026, 22:21

“Ta dimë që luajmë për një Komb, të japim 100%”, Hysaj pas humbjes me Luksemburgun: Jam pak i lumtur dhe i trishtuar

Shkruar nga Pamfleti
“Ta dimë që luajmë për një Komb, të japim
Elseid Hysaj

Pas humbjes ndaj Izraelit, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar një tjetër disfatë në ndeshjet miqësore, këtë herë përballë Luksemburgut. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Air Albania” u mbyll me rezultatin minimal 0-1 në favor të miqve.

Në përfundim të sfidës, kapiteni i skuadrës, Elseid Hysaj, foli për paraqitjen e ekipit dhe momentin që po kalon Kombëtarja, duke shprehur keqardhje që ndeshja e tij e 100-të me fanellën kuqezi nuk u kurorëzua me fitore.

Do të kisha dashur që ndeshjen e 100-të ta festoja ndryshe. Jam pak i lumtur dhe pak i trishtuar. Ishte një ndeshje që mund ta fitonim, por tani duhet të shohim përpara. Nëse ndalemi te gabimet e së shkuarës, rrezikojmë të gabojmë sërish. Duhet të përmirësojmë atë që nuk funksionoi”, deklaroi Hysaj.

Mbrojtësi vlerësoi gjithashtu lodhjen e lojtarëve pas një sezoni të gjatë, por theksoi se fanella e Kombëtares kërkon angazhim maksimal në çdo ndeshje.

Lojtarët vijnë pas një kampionati të gjatë dhe fundi i sezonit është gjithmonë i vështirë. Megjithatë, duhet të jemi profesionistë dhe të japim 100 për qind për Kombëtaren”, u shpreh ai.

Sipas Hysajt, skuadra po kalon një periudhë tranzicioni pas ndryshimit në stafin teknik dhe nevojitet kohë për t’u përshtatur me idetë e reja të trajnerit.

Është një moment i vështirë. U kam thënë djemve se duhet të japim më shumë se sa dhamë sot. Kam besim se do ta kuptojmë atë që kërkon trajneri, edhe pse kishim pak kohë në dispozicion, me dy ndeshje të luajtura brenda tre ditësh”, tha kapiteni kuqezi.

Duke analizuar humbjen ndaj Luksemburgut, Hysaj pranoi se kundërshtari kishte studiuar mirë dobësitë e Shqipërisë. Ai nënvizoi se skuadra krijoi disa raste për shënim, por vazhdoi të vuajë mungesën e golit, ashtu si edhe në ndeshjen ndaj Izraelit.

Krijuam dy ose tre raste për të shënuar, por nuk arritëm t’i konkretizonim. Në futboll, nëse nuk jep më shumë se maksimumi, çdo kundërshtar mund të të ndëshkojë. Shpresoj që sulmuesit tanë të gjejnë sërish ndjesinë e golit dhe ta përmirësojmë këtë situatë sa më shpejt”, përfundoi Hysaj.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares miqësorja me luksemburgun

1 Komente

  1. T
    Tony

    Mos eshte ky ai trimi qe u tremb nga topi e hengrem nje gol te shkelqyer? Cjane keta kulufe qe i bani ne ekipe. Me mire merrni kalamajte e shkollave fillore se keta anadollake e egjyptiane.

    Lini një Përgjigje