TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2026, 22:16

“Çarçafi i padrejtësive” mbetet në bulevard, 'dhurata' e protestuesve për Ramën

Shkruar nga Pamfleti

“Çarçafi i padrejtësive” mbetet në bulevard,

Një nga momentet më simbolike të protestës së sotme para Kryeministrisë ishte vendosja e një flete të madhe të bardhë në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku qytetarët shkruan me dorën e tyre ato që i quajtën padrejtësitë e përjetuara ndër vite.

E pagëzuar si “Çarçafi i padrejtësive”, fleta e gjatë u mbush gradualisht me mesazhe, ankesa dhe rrëfime personale të protestuesve, duke u kthyer në një pasqyrë të pakënaqësisë që ka nxjerrë mijëra qytetarë në rrugë.

Mes shënimeve të lëna nga protestuesit binin në sy dhimbja për largimin e familjarëve në emigracion, pagat e ulëta, pensionet e pamjaftueshme, korrupsioni, vështirësitë ekonomike, problemet me arsimin, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mungesën e mundësive për të rinjtë.

“Çarçafi i padrejtësive” mbetet në bulevard,

Ndryshe nga pankartat që mbahen për disa orë dhe më pas largohen bashkë me turmën, “Çarçafi i padrejtësive” mbeti në bulevard edhe pas përfundimit të protestës. Teksa qytetarët u shpërndanë në mënyrë paqësore dhe u larguan nga zona e Kryeministrisë, fleta e bardhë e mbushur me qindra mesazhe mbeti aty si një dëshmi e revoltës qytetare.

Për shumë prej pjesëmarrësve, ky ishte elementi që përmbledhte më mirë frymën e protestës. Jo një listë kërkesash të hartuara nga politikanët, por histori, shqetësime dhe probleme të shkruara nga vetë qytetarët.

Në fund të protestës katërorëshe, “Çarçafi i padrejtësive” mbeti i shtrirë në zemër të bulevardit, si një kujtesë e pakënaqësisë së akumuluar ndër vite dhe si një simbol i zërit që protestuesit thonë se nuk do të heshtë më.

Lini një Përgjigje