Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë detar të regjistruar në Gjirin e Ksamilit, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi pas përplasjes së mjetit lundrues që drejtonte me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme dhe përfundoi në mënyrë tragjike për të riun, banues në Ksamil. Sipas të dhënave paraprake, Kreçi po lundronte me një mjet tip jet ski kur u përplas me skafin e Policisë Kufitare.
Si pasojë e përplasjes, 22-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk arriti dot t'u mbijetojë plagëve të marra.
Menjëherë pas aksidentit, në zonë mbërritën shërbimet e policisë dhe ekipet emergjente, të cilat ndërhynë për menaxhimin e situatës. Zona u rrethua për kryerjen e veprimeve hetimore dhe grumbullimin e provave.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë detare.
Lini një Përgjigje