TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2026, 09:12

Shpërthim në Lezhë, i vihet tritoli banesës

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim në Lezhë, i vihet tritoli banesës

Pronari i banesës deklaroi se shpërthimi i fuqishëm i ka rrezikuar jetën teksa ishte në gjumë, duke mohuar të ketë konflikte me ndonjë person dhe duke kërkuar që të mos cenohet për shkak të moshës së tij.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës, ku objektiv ka qenë banesa e shtetasit Mirash Gjoni.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, kur një sasi lënde shpërthyese e vendosur pranë banesës ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale në objekt. 

Bëhet me dije se, lënda plasëse është vendosur në derën e një banese 2 katëshe në pronësi të Mirash Mirashi. Në momentin e shpërthinit çifti i bashkëshkortëve kanë qenë brenda shtëpisë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak javë pas një rasti të ngjashëm të regjistruar po në zonën e Rrilës. Më 21 maj, një sasi lënde shpërthyese u vendos në vilën e Tom Çungut, duke shkaktuar dëme materiale. Lidhur me këtë rast, autorët nuk janë identifikuar ende.

Hetuesit po verifikojnë nëse dy ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa puna për zbardhjen e motiveve dhe autorëve vijon.

Pronari i banesës ka deklaruar për mediat se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe se i është rrezikuar jeta teksa ndodhej në gjumë.

“Lëndën shpërthyese ma kanë vendosur pranë banesës. Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe më ka rrezikuar jetën. Në momentin e ngjarjes isha duke fjetur. Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Jetoj vetëm me bashkëshorten, ndërsa fëmijët i kam jashtë vendit. U bëj thirrje të mos merren me moshën time”, është shprehur ai.

Lini një Përgjigje