TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Qershor 2026, 18:50

Tjetër tragjedi në bregdet, 50-vjeçari mbytet në plazhin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër tragjedi në bregdet, 50-vjeçari mbytet në plazhin e

Një tjetër ngjarje tragjike është shënuar në bregdetin e Durrësit, ku një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në det. 

Sipas raportimeve, raportohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Golemit, ndërsa viktima është nxjerrë nga uji pa shenja jete. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së 50-vjeçarit.

Deri tani nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rastit.

Kjo është ngjarja e dytë tragjike në bregdetin e Durrësit brenda pak ditësh. Vetëm dy ditë më parë, një vajzë 11-vjeçare nga Tirana humbi jetën teksa po lahej në det, duke tronditur opinionin publik dhe pushuesit.

Lini një Përgjigje