TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2026, 13:45

U qëllua me 9 plumba në atentatin në Sarandë, si paraqitet gjendja shëndetësore e 50-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

U qëllua me 9 plumba në atentatin në Sarandë, si paraqitet

Zbardhen detaje nga gjendja e 50-vjeçarit Thimjo Rubati. I plagosuri i atentatit me armë zjarri, të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Sarandë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi u transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Janinës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se në trupin e Rubatit janë konstatuar tre plagë nga armë zjarri, dy pranë mëlçisë dhe një në pjesën e legenit. Sipas të njëjtave burime, plumbat nuk kanë prekur organe jetësore.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Sarandës, ku iu administruan dy njësi gjaku, 50-vjeçari u dërgua në Greqi për trajtim të specializuar. Falë ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e atentatit vijojnë. Me nisjen e ditës, grupi hetimor është rikthyer në vendin e ngjarjes, ku po kryen këqyrje të mëtejshme dhe po sekuestron pamje nga kamerat e sigurisë në një perimetër të gjerë.

Paralelisht, hetuesit po marrin në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa puna vijon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të atentatit.

detaje thimjo rubati atentat arme plagosje

Lini një Përgjigje