Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në Suedi, ku i riu shqiptar Gent Maksutaj është qëlluar me armë për vdekje.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga reagimet prekëse në rrjet nga të afërmit e viktimës, të cilët shkruajnë se Genti është vrarë gabimisht.
Dyshohet se i riu shqiptar ishte kalimtar i rastit kur përleshja mes bandave kriminale ka agravuar deri në përdorimin e armëve që i mori jetën Gent Maksutaj, mosha e saktë e të cilit nuk është bërë akoma e ditur, por thuhet të jetë rreth të 20-tave.
Për humbjen tragjike të të birit ka reaguar dhe babai i Gentit.
“U presh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë” ka shkruar babai i Gent Maksutaj në reagimin e bërë në Facebook.
Autoritetet vendase po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndaj pritet që të dalin detaje të reja në vijm.
Sakaq, akoma nuk janë zbuluar detaje për ceremoninë mortore të shqiptarit, por pritet që familja të dalë me një njoftim.
Për ngjarjen e rëndë kanë shkruar dhe mediet suedeze të cilat raportojnë se policia u njoftua për të shtëna me armë rreth 9 të mbrëmjes të së dielës, në Kvarngärdet në Uppsala.
Me të mbërritur në vendngjarje, Policia nisi me punën për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Mirëpo bëhet me dije se një 18-vjeçar është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Deri më tani shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, por nuk bien pishtë dyshimet që ngjarja të ketë ndodhur nga përplasjet e grupeve kriminale, ashtu siç kanë pretenduar dhe të afërmit e viktimës.
Lini një Përgjigje