TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Qershor 2026, 14:48

Agron Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës në Kuvend: Tjetër grabitje e tokave nga qeveria për të huajt

Shkruar nga Pamfleti
Agron Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës në Kuvend: Tjetër
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj me një reagim në rrjetet sociale thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë.

Kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që duhet të kthehen tek shqiptarët, do të ndahen për ortakët e Ramës, miqtë e tij, oligarkët apo edhe kompani offshore.

“Sot që flasim, toka bujqësore shtetërore nuk mund të shitet tek shtetasit e huaj apo tek kompanitë e huaja. Duke hequr këtë kufizim, kjo mund të ndodhë.

Dhe kjo nuk bëhet sepse Edi Rama do të tërheqë investitorë të huaj dhe as sepse do të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE. 

Por e bën sepse do që të ndajë me ortakët e tij, me oligarkët e tij, shpesh të fshehur pas kompanive offshore, tokën bujqësore shqiptare”, shprehet Shehaj.

Shehaj më tej thekson se kjo nuk ka për të ndodhur sepse qytetarët shqiptarë nuk kanë për ta lejuar vjedhjen e radhës. 

“Sepse qytetarët shqiptarë treguan që dinë të reagojnë. Dhe nuk kanë për ta lejuar vjedhjen e radhës. Protesta vazhdon, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen edhe për këtë projektligj skandaloz nëpërmjet të cilit do të vjedhë popullin më të varfër në Europë”, tha ai.

agron shehaj denoncon ligjin e ri të ramës

Lini një Përgjigje