TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2026, 18:29

A do të mbahet në Tiranë Samiti i ardhshëm i NATO-s? Rama flet për CNN turk: Ja pse nuk u përfshi në komunikatë!

Shkruar nga Pamfleti
A do të mbahet në Tiranë Samiti i ardhshëm i NATO-s? Rama
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri, duke sqaruar edhe arsyen pse kjo nuk u përfshi në komunikatën përfundimtare të Samitit të Aleancës të mbajtur së fundmi.

Gjatë një interviste për CNN TÜRK, Rama u pyet mbi pretendimet se Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të ardhshëm të NATO-s.

Ai kujtoi se Shqipëria dhe Turqia ishin përmendur si vendet e mundshme organizatore në komunikatën përfundimtare të samitit të mëparshëm, duke theksuar se tashmë çështja është e qartë.

Sipas kreut të qeverisë, vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka bërë publike se samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Shqipëri.

"Sekretari i Përgjithshëm deklaroi gjithashtu në konferencën për shtyp se samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri. Arsyeja e vetme pse kjo nuk u përfshi në komunikatë është se ende ka diskutime të vazhdueshme për orarin midis palëve", u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se mungesa e këtij njoftimi në komunikatën përfundimtare nuk lidhet me ndonjë ndryshim të vendimmarrjes nga ana e Aleancës, por me procesin e koordinimit dhe planifikimit të datës së zhvillimit të samitit mes vendeve anëtare.

Rama vlerësoi gjithashtu organizimin e samitit nga Turqia, duke theksuar se mikpritja dhe aftësia organizative e Ankarasë ishin në nivelin e një aleati të rëndësishëm të NATO-s.

Intervista u zhvillua në prag të vizitës së Ramës në Turqi, ku në fokus janë marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, zhvillimet në Ballkan dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

edi rama samiti i ardhshëm i nato-s

Lini një Përgjigje