TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2026, 12:39

Heqja e non gratës nga DASH për Berishën, VanHorn në Kryesinë e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Heqja e non gratës nga DASH për Berishën, VanHorn në
Nancy VanHorn

Një ditë pas vendimit të DASH për Berishën, e ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Shqipëri Nancy VanHorn është parë sot në Kryesinë e Kuvendit. 

Mësohet se VanHorn do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Ndërkohë, ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar publikisht administratën e Shtëpisë së Bardhe dhe veçanërisht presidentin Trump dhe sekretarin Rubio, pas heqjes së non-gratës. Në një dalje për mediat, Berisha tha se ky vendim vjen në përputhje të plotë me ligjet e SHBA-ve.

Ai tha se rasti i tij ishte më uniku në histori.

“Vendimi për non-gratën u be pas lobimeve të Ramës dhe Soros-it. Falënderoj administratën e zotit Trump dhe sekretarin Rubio”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje