Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të shtunë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku foli lidhur me protestat e zhvilluara së fundmi dhe debatit të krijuar rreth projektit turistik në zonën e Zvërnecit.
Gjatë fjalës së mbajtur para deputetëve socialistë, Rama foli për mënyrën se si zhvillohet debati publik në ditët e sotme, duke e lidhur atë me ndikimin e rrjeteve sociale dhe mekanizmat që, sipas tij ushqejnë konfliktin e vazhdueshëm.
Kreu i qeverisë tha se fenomenet që shihen sot në politikë dhe shoqëri janë shpjeguar prej kohësh nga filozofë dhe historianë, shumë përpara epokës së internetit, Facebook-ut dhe TikTok-ut.
Sipas Ramës, një pjesë e debatit publik nuk synon më zgjidhjen e problemeve, por mbajtjen e tyre vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
"Ne mund të bëjmë vetëm atë që bëhet për të kuptuar politikën sot. Ka shumë nga kjo e sotmja, që filozovë e historian e kanë përshkruar kohë më parë se të vinim ne, Facebook e Tik Tok. Ata mund të na ndihmojnë të kuptojmë atë që po ndodh. Njëri prej atyre që nuk jetoi në epokën e internetit, na ndihmon ta kuptojmë shumë më shpejtë mekanizmin që ushqen me kaq sukses historinë e algoritmeve. Kur kritika bëhet identitet dhe kur njeriu nuk lufton më që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë. Sepse kur problemi zgjidhjet, duhet të gjendet një problem tjetër. Natyrisht politika s’është kuzhinë, por mekanizmat njerëzore nuk ndryshojnë aq shumë dhe as ata politikë jo e jo. Objekti ndryshon, mekanizmi mbetet. Sot është një projekt, nesër një ligj, pastaj një aleacë, pastaj një roje apo polic i dehur. Nuk ka rëndësi objekti, rëndësi ka që motori të mos pushojë. Sepse kur pushon, nuk ka më lëndë djegëse", u shpreh Rama.
Kush jeton ne Shqiperi nuk ka nevoje te influencihet. Ti je hapur kokra hajdutit delenxhiut, antikombetarit. Ti je simbol i korrupsionit. E bere Shqiperine shesh, ku bandat e trafikut te droges e bejne pershesh. Ke gjunjezuar dhe vene ne sherbim te tyre nje shtet te tere. Deshtove ne menyre spektakulare. Dhe kur vjen ky moment pasuria jote prej sheiku nuk ka me vlere. Duhet ta kuptosh qe vjen nje dite. Shqiperia eshte vend i vogel. Nuk te duan me. Nuk perfaqeson me askend. Ke 14 vjet qe genjen manipulon vjedh grabit. Sa duhet me o zoteri qe te dalesh zbuluar?! Eshte derdh kupa o idiot, budalla. LARGOHU mos na dil me ne tv. Ik nga jeta jone.