TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2026, 22:32

Nga largimi prej grupit te pretendimi për kërcënime, Klosi ‘zgjidh’ misterin e Marjana Koçekut

Shkruar nga Pamfleti
Nga largimi prej grupit te pretendimi për kërcënime, Klosi
Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar pas deklaratës së deputetes Marjana Koçeku, e cila pretendon se ka marrë kërcënime nga Bajrat. Pas deklaratës së bërë nga Koçeku në rrjetet sociale pati një seri reagimesh, teksa Policia e Shtetit bëri të ditur se nuk ka pasur asnjë kallëzim lidhur me pretendimin.

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Klosi tha se në raste të tilla është e domosdoshme që denoncimet të bëhen pranë organeve të drejtësisë dhe jo përmes statuseve në rrjetet sociale.

“Në të tilla raste është shumë e rëndësishëm që denoncimet të shkojnë në organet e drejtësisë. Dhe këtu distancohem 100%. Janë organet e drejtësisë, organet e rendit dhe e nxis Marjanën që të ketë këtë raport me drejtësinë, jo nëpërmjet statuseve sepse statuset bëjnë efektin e vet, por drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj”, u shpreh Klosi.

Koçeku pak ditë më parë njoftoi se nuk do të ishte më pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së, ndërsa zyrtarisht nga kjo forcë politike ende nuk ka asnjë reagim zyrtar.

Lidhur me largimin e Koçekut, Klosi e lidhi me faktin se në zgjedhjet e fundit, Partia Socialiste kandidoi shumë emra të rinj.

“Ka një qëndrim publik me ne, me publikun që ajo jep dorëheqjen. Tani, Marjanën e njoh, në fushën e fundit elektorale, ka pasur shumë prurje, një pjesë e madhe të grupit të PS-së është për herë të parë në Kuvend dhe po ta gjykosh nga pikëpamja e karakteristika përfaqëson një zonë që ne realisht kemi nevojë për të marrë atë votë. Në parlament ka djem dhe vajza në Parlament që flasin në Parlament dhe i jap tonin Parlamentin.  Kjo hapje me të rinj ka edhe pasoja.”

 

 

klosi ps koçeku

Lini një Përgjigje