Ka nisur seanca plenare e radhës në Kuvend, ku deputetët e opozitës kanë zgjedhur të përcjellin mesazhet e tyre përmes pankartave.
Që në fillim të seancës, teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, prezantonte rendin e ditës, deputetët e opozitës shpalosën disa pankarta me mbishkrimet: “CNN these people are no fake news!”, “O jari, kur do e japësh dorëheqjen?” dhe “Armiku i Shqipërisë është Edi Rama”.
Ky aksion vjen në një kohë kur prej 11 ditësh vijojnë protestat e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Protestuesit kanë drejtuar kritika ndaj gjithë klasës së vjetër politike, duke artikuluar edhe thirrjen simbolike të protestës: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Lini një Përgjigje