TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2026, 10:02

‘Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet’/ Deputetët e PD ngjisin pankarta në derën e Kuvendit, Garda i heq

Shkruar nga Pamfleti
‘Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet’/ Deputetët e PD
Klevis Balliu dhe Elda Hoti duke ngjitur pankartën në derën e Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Elda Hoti u paraqitën këtë të enjte në Kuvend me pankarta në mbështetje të protestave që po zhvillohen prej 11 ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Demokratët vendosën në xhamin e derës kryesore të Parlamentit një pankartë me mbishkrimin: “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”.

‘Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet’/ Deputetët e PD

Mesazhi lidhet me protestat e nisura fillimisht kundër projektit në Zvërnec, të cilat më pas janë shoqëruar edhe me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë.

Veprimi i deputetëve opozitarë tërhoqi vëmendjen në hyrje të Kuvendit, ndërsa pankarta u hoq pak më vonë nga efektivët e Gardës së Republikës.

‘Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet’/ Deputetët e PD
Garda heq pankartën e ngjitur në derën e Kuvendit

Protestat kundër projektit në Zvërnec vijojnë prej ditësh, ndërsa opozita ka shprehur mbështetjen e saj për kërkesat e protestuesve.

Lini një Përgjigje