Në 35-vjetorin e PS-së, Edi Rama deklaroi se socialistët nuk do të kërkojnë lirimin e Erion Veliajt, duke theksuar se kjo nuk është çështje e partisë. Kryeministri tha se në Shqipëri nuk ka të burgosur politikë dhe e lidhi qëndrimin e PS-së me parimet që, sipas tij, janë ndjekur që nga koha e Fatos Nanos.
Edi Rama e ka bërë fare të qartë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ndodhet në qeli vetëm për shkak të akuzave ndaj tij, por edhe sepse e ka humbur mbështetjen e PS-së.
Sa kohë Veliaj ishte jashtë, Rama nuk i ndalte lavdet ndaj tij. Madje, disa muaj para arrestimit e mbajti afër, por në momentin që SPAK-u i shkoi te zyra, kryeministri nuk ia hapi më telefonin. Jo vetëm kaq, por pati goditje, luftë të nëndheshme dhe tentativa për ta larguar nga kreu i bashkisë.
Rama urdhëroi këshilltarët ta shkarkonin dhe tentoi të mbante zgjedhje, por ishte Gjykata Kushtetuese që e ndaloi. Ndërkohë, sot në një aktivitet të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS-së, Rama deklaroi hapur se nuk do të kërkojë kurrë lirimin e Veliajt nga qelia.
“Sot ne nuk jemi si ata të tjerët. Pikërisht se s’jemi si asnjë nga ata të tjerët, nuk kërkojmë lirim të të burgosurit politik, Erion Veliaj, sepse kjo nuk është çështja jonë. Sepse në Shqipëri nuk ka të burgosur politikë dhe sepse, sado e dhimbshme të jetë mungesa e tij, sado e padrejtë mund të na duket neve, ne pikërisht pse jemi këtu për të bërë histori dhe për t’u lënë fëmijëve tanë një Shqipëri tjetër, kemi vetëm një detyrë jashtëzakonisht të vështirë. Detyrën që Fatos Nano e kreu më së miri, duke jo vetëm përballuar burgun dhe duke dalë me dorën e shtrirë ndaj burgosësit të tij, por edhe duke përballuar poshtërime të tjera, pa lëshuar asnjëherë, pa i hapur asnjëherë portat detit të socialistëve për ta përmbysur Shqipërinë nga e para. Por duke krijuar kushtet që hap pas hapi ne të vijmë këtu ku jemi”, tha ai.
Më tej, Rama theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të rëndësishme mes së shkuarës dhe së ardhmes.
“Sot jemi në një udhëkryq, mes së shkuarës dhe së ardhmes”, deklaroi kryeministri.
Më tej kryeministri tha se çdo socialist ka 1001 arsye për të thënë ‘të dhjefsha partinë’ por sipas Ramës, ka një arsye të madhe për t’u ndjerë krenar. Kjo pasi sipas tij, PS është forca kryesore që ka kontribuar në çështjen kombëtare.
“Dritëro Agolli këtu tha atë që të tjerët e thonin pastaj në kor pas disa muajsh. Por kur e tha këtu ishte tradhtari. Qeveritë e PS janë akuzuar shpesh për tradhti ndaj kauzës kombëtare. Por unë po ju them një gjë, që nëse Shqipëria ka një arkiv për të gjithë kontributorët e çështjes kombëtare dhe nëse rilindasit tanë janë në krye të asaj arkive, duhet ta dini shumë mirë të gjithë se kush është socialist ka 1001 arsye që të thotë ‘të dhjefsha partinë’, por ka 1 arsye të madhe për të qenë krenar, sepse në atë listë është PS si kontributore”, tha mes të tjerash Rama.
QELLON EDHE ME GURRE DHE ME PAMBUK TI ZOTI KRYEMINISTER e njeh mire takemin qe ke brenda PORDHISE QE DREJTON...TI EDHE TA FUT POR EDHE TE LEDHATON....TE Q....ENVER HOXHEN si nuk te vrau kur te kishte ne dore qe te shpetonte kombi ...FIKS FARE DHE enveri keshtu thosht PARTIA TE DO POR PARTIA DO TE DENOJE'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' SIGURISHTPER VELIAJN SE TE MER KRYETARLLIKUN....PRANDAJ JA FUTE keto jane gurret qe leshon NE KTE RAST E DI DREJTESIA...PAMBUKU JANE KOMPLIMENTET SE VELIA QENKA I DENUAR POLITIK....PO KAQ BUDALLENJ JENI SI PARTI KAQ QELBESIRA JENI SI GRUP QE I BESONI KTO PERALLAT E KETIJ TE LAJTHITURI....KY ESHTE KTHYER NE KANCER KOMBETAR....QE DERI SA TE REALIZOJ DHE TE NEGOCIOJ MOS DENIMIN E VETES QE NUK DO E ARIJE DOT VELIA i burgosuri politik sipas ALI BABES ME 40 BRACEISTE DO RIJE NE BURG SE I REZIKON PLANET PERSONALE PER TJA FUT KUJDO DHE SHPETUAR BYTHEN PERSONALE....KESHTU ESHTE KUR QE NGA THEMELET KOMANDONI DREJTESINE DHE KENI MBUSHUR GJYKATAT ME BYTHLEPIRES QE BEJNE QOKA PER TY DHE BINJAKUN SALI KA 35 VJET....ME GJITHSE VELIA NJE COPE AJDUT BRENDA RACE MBETET POR TY STA KALON DOT....SE JU JENI KRYE AJDUT