TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2026, 19:42

"Rama të ka ardhur fundi", Salianji i bashkohet protestës!

Shkruar nga Pamfleti

 

"Rama të ka ardhur fundi", Salianji i bashkohet protestës!
Ervin Salianji

Mes mijëra qytetarëve që marshuan drejt Kryeministrisë në protestë, u bashkua edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili mbështeti thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Teksa mijëra qytetarë marshuan për të pestën ditë radhazi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, Salianji publikoi në rrjetet sociale pamje nga tubimi dhe shprehu mbështetjen e tij për protestuesit.

Sipas ish-deputetit demokrat, vendi ndodhet në një moment që kërkon ndryshim të modelit të qeverisjes dhe ndërtimin e një alternative të bazuar në përgjegjësi, transparencë dhe besim tek e ardhmja.

“Rama, jep dorëheqjen! Kjo është thirrja që sot dëgjohet në mbarë Shqipërinë. Prepotenca, korrupsioni, abuzimet dhe papërgjegjshmëria në qeverisje kanë rënduar jetën e qytetarëve dhe kanë minuar besimin te shteti. Ka ardhur fundi i kësaj mënyre qeverisjeje dhe momenti për të hapur një kapitull të ri për Shqipërinë”, theksoi ai.

ervin salianji protesta

1 Komente

  1. T
    Tao Tao

    ik mor legen, i shitur. Ske bere asgje per ket vend si deputet dhe PD.

    Lini një Përgjigje