TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2026, 11:05

"Rama të vijë në Kuvend!", Alizoti: Nëse nuk ndalim epshin e liderit, rrezikojmë diktaturën

Shkruar nga Pamfleti

"Rama të vijë në Kuvend!", Alizoti: Nëse nuk

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare, duke e akuzuar atë për shkelje të Kushtetutës për shkak të mungesës së vazhdueshme në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Alizoti ngriti shqetësimin se prej disa ditësh në vend po zhvillohen protesta, ndërsa deputetët nuk kanë mundësi të diskutojnë dhe të kërkojnë llogari nga kreu i qeverisë.

Sipas tij, sistemi parlamentar kërkon që kryeministri të jetë i pranishëm në Kuvend dhe t'u përgjigjet çështjeve të ngritura nga përfaqësuesit e qytetarëve.

“Të gjithë e dinë se Kushtetuta parashikon që kryeministri duhet të jetë i pranishëm në Kuvend. Prej disa ditësh në Shqipëri ka një protestë të një përmase tjetër. Ka shumë deputetë që duan të diskutojnë me kryeministrin”, deklaroi Alizoti.

Deputeti demokrat paralajmëroi se mungesa e kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit mund të çojë në deformimin e sistemit demokratik.

“Duhet të ndalojmë epshin e liderit. Në momentin që nuk e ndalojmë sot, jemi në diktaturë. Ai del hapur dhe shkel Kushtetutën”, u shpreh ai.

Alizoti iu drejtua edhe drejtueses së seancës, duke i kërkuar të ndërhyjë për të garantuar respektimin e procedurave parlamentare.

“Ju si drejtuese e seancës duhet të merrni tagrin dhe të detyroni kryeministrin. Pse nuk vjen në seancë? Kërkesa ime është kushtetuese. Nga e merr të drejtën kryeministri që të shkelë Kushtetutën?”, tha Alizoti.

deputeti i partisë demokratike tomor alizoti seance rama

Lini një Përgjigje