
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, e sheh protestën e zhvilluar para Kryeministrisë si një shprehje të pakënaqësisë së akumuluar ndaj qeverisë, më shumë sesa si një reagim të drejtpërdrejtë ndaj projektit të Zvërnecit.
I ftuar në "A2 CNN", Shehi u shpreh se shumica e protestuesve nuk janë mobilizuar për shkak të detajeve të projektit, por sepse ndihen të zhgënjyer nga mënyra se si po qeveriset vendi.
“Nuk është puna që ata që janë aty merren me investimet e huaja. Jam i sigurt që shumica nuk e dinë as Zvërnecin, as një lloj projekti. Ajo është shprehje e pakënaqësisë”, tha Shehi.
Sipas tij, protesta është kthyer në një kanal për të shprehur pakënaqësinë jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës tradicionale, e cila nuk gëzon më besimin e një pjese të qytetarëve.
“Aty ka njerëz që vijnë se e kuptojnë se u ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri. Që te që s’kanë besim më te opozita zyrtare, edhe prandaj janë aty. Një gjë bëhet sebep”, u shpreh ai.
Shehi paralajmëroi se numri i protestuesve mund të rritet ndjeshëm nëse pakënaqësia qytetare vazhdon të thellohet.
“Ata që janë aty 5-6 mijë veta mund të bëhen pas një jave 50 mijë. Ndërgjegjësohen edhe të tjerët dhe e kuptojnë se këtu punët s’shkojnë mirë”, deklaroi kreu i LZHK-së.
Shehi thekson se projekti i Zvërnecit është vetëm një shkak që ka nxjerrë në pah një problem më të gjerë.
“Ata shkojnë atje sepse Shqipëria ka pakënaqësi të madhe, jo thjesht për një projekt. Projekti është lakmuesi që tregon që ka ndryshuar ngjyrën aty, që punët janë të zeza”, përfundoi ai.
U ka ardhur ne maje te hundes edhe me Berishe dhe me idiote si ti, qe ben presion gjithmone kur duhet te te heqin gruan e paafte nga pune...Hajde magazinjer , thuaje te verteten, se jeni ne m* te gjithe
O DASH DUHET TE KISHE FOLUR NE KOHEN E DUHUR.....KUR KOMBI SHKON NE KTHETRAT E SKIFTERIT KA REZIK QE AS PUPLAT MOS JA GJESH....PD I KA RENE SKIFTERI SALI.....PS PO I BIE AKOMA SKIFTERI RAMA....DHE NJERZIT E PASTER QE PO PRAP JANE TE VONUAR NGA LOJA ANTIKOMBETARE RAMA SALI QE NGA 2008....TE PAKTEN PO LEVIZIN DHE KANE VENE DOREN NE PLAGE .....RAMA nBURG BERISHA nBURG....KTE DUHET TE KISHE BERE DHE TI POR TE PELQENTE LOJA E SKIFTEREVE QE TA FUTEN DHE TY ....DUROI TANI
Naj dopjo daje, si e ke synin!?