TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Qershor 2026, 08:49

Rënia e VV, Abdixhiku mesazh Albin Kurtit: S’bëjmë kompromise për emrin e presidentit

Shkruar nga Pamfleti

 

Rënia e VV, Abdixhiku mesazh Albin Kurtit: S’bëjmë
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

 

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të heqë dorë nga kandidatura e Vjosa Osmanit për presidente.

Ai theksoi se LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj premtimeve me të cilat ka kërkuar besimin e qytetarëve e që Osmani do të jetë pikënisja e çdo bisedimi për president. 

“Nuk do të kishte kuptim që të dilnim në fushatë me kandidaturën për presidente e më pas në konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve t’i refuzonim në momentin e parë. Nuk është politikë e imja e as e LDK-së. Nuk kemi ndërmend të bëjmë kompromise me gjërat që kemi kërkuar mbështetje qytetare. Jemi të interesuar për stabilitet institucional. Ne kemi qenë të gatshëm për bisedime me të gjitha partitë shqiptare, përveç Listës Serbe. Dhe jemi të vetëdijshëm se çështja e presidentit do të jetë çështja e parë që do të diskutohet. Ne kemi kandidaten tonë dhe ajo do të jetë pikënisja e çdo bisedimi”, ka deklaruar Abdixhiku.   

 
Ai e ka vlerësuar rezultatin e zgjedhjeve si dëshmi të pjekurisë demokratike të qytetarëve dhe si mbështetje për vizionin politik që, sipas tij, LDK-ja ka ndërtuar së bashku me Vjosa Osmanin.

Në një konferencë për media pas publikimit të rezultateve preliminare, Abdixhiku ka thënë se rezultati është pasqyrim i një bashkimi të madh qytetar dhe politik rreth një fryme të re.

“Kosova foli qartë. Foli me votë dhe dëshmoi pjekuri demokratike. Rezultati i sotëm është reflektim i një bashkimi të madh njerëzor e politik, i një fryme të re që e kemi ndërtuar me Osmanin”, ka thënë ai.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja ka shënuar rritjen më të madhe në këto zgjedhje, duke kaluar nga 13 në 18 për qind dhe, sipas projeksioneve të, në 20 mandate.

“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe të palodhshme të strukturave tona. Është mbështetje për vizionin që e kemi nisur dhe shenjë e qartë se ky vizion po merr përkrahje qytetare. Me 20 mandate, LDK-ja është e stabilizuar dhe ka një të ardhme të mirë përpara”, kreu i LDK.

Sipas Abdixhikut, rezultati sjell jo vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi për ta zgjeruar më tej besimin e qytetarëve.

Ai kritikoi procesin zgjedhor, duke thënë se gara nuk ishte e barabartë dhe se përballë kishin një aparat shtetëror të angazhuar në funksion elektoral.

“Kishim përballë një aparat të pushtetit, një makineri shtetërore në funksion elektoral dhe një klimë të ndërtuar me ndasi e përçarje. Patëm edhe blerje të votës”, u shpreh Abdixhiku.

Ai shtoi se rënia e mbështetjes për partinë në pushtet me rreth 200 mijë vota përbën një sinjal të qartë nga qytetarët.

“Pamë një refuzim të qartë të këtij stili qeverisës. Humbja e 200 mijë votave është sinjal që nuk duhet të injorohet. Qytetarët po kërkojnë stabilitet politik”, shtoi ai.

Rezultatet në zgjedhjet e 7 Qershorit 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit preliminare nga zgjedhjet e 7 qershorit, ku deri më tani janë numëruar 97% e kutive të votimit.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 43.03% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.21%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.68% dhe Aleanca me 7.1%.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Vetëvendosje ka regjistruar një rënie me 6%.

Bazuar në rezultatet aktuale, pa përfshirë votat e diasporës, LVV-ja ka siguruar 292 mijë vota.

Në zgjedhjet e kaluara, me numërimin e votave nga diaspora, kjo parti kishte marrë 478 mijë e 77 vota.

Kjo nënkupton se Vetëvendosje ka aktualisht rreth 189 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

E dyta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës, PDK me 145,856 vota ose 21,06%. Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ka marrë 121,976 vota ose 17,61%.

LDK, lista e së cilës u drejtua nga ish-Presidentja Vjosa Osmani, ka parë rritjen më të madhe nga partitë e opozitës. LDK do të shkojë në parlament me 20 deputetë, 5 më shumë sesa legjislatura e fundit.

abdixhiku mesazh albin kurtit

Lini një Përgjigje