Instruktori i njohur i palestrës, Remil Peqini, ka bërë një deklaratë që pritet të nxisë debat, gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana”.
Duke komentuar studimet që flasin për një rritje të tradhtive gjatë verës, Peqini u shpreh se stina nuk është arsyeja kryesore, por gjithçka lidhet me karakterin e individit.
Ai foli edhe për fenomenin e marrëdhënieve të hapura, duke pretenduar se raste të tilla janë shtuar shumë në Tiranë.
“I pari që tradhton e ka menduar mirë tradhtinë dhe nuk lëndohet nëse ti bën njësoj. Madje mendoj se ndihet më mirë sepse thotë ‘tani jemi baraz’. Tani hapet loja se të dy mund të tradhtojnë dhe bëhen si këto marrëdhëniet që janë pothuajse marrëdhënie të hapura”, tha Peqini.
I pyetur nëse ka shumë çifte të tilla në kryeqytet, ai u përgjigj:
“Shumë ka, sa kemi dëgjuar janë shumë.”
Peqini sqaroi se bëhet fjalë për partnerë që, me dakordësi mes tyre, zgjedhin të kenë edhe lidhje të tjera.
“Me të dëgjuar e kam. Unë nuk jam dakord me këto, por ka dakordësi ndërmjet dy partnerëve që mund të bëjnë jetën që duan… dhe mund të bashkëjetojnë bashkë.”
Instruktori u shpreh se është kategorikisht kundër këtij modeli marrëdhënieje, duke theksuar se ai beson te familja tradicionale.
“Unë jam shumë kundër, jam pro familjes. Këto gjëra nuk sjellin familje. Duhet ta mendosh gjatë këtë. Do të jenë prindër një ditë, me çfarë do t’i edukojnë fëmijët? Që të tradhtosh është normale? Kjo është pastaj”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje