Irani përmbysi dy herë disavantazhin ndaj Zelandës së Re dhe siguroi një barazim me shumë ritëm dhe raste në ndeshjen hapëse të grupit…
Irani arriti të rikthehej dy herë në rezultat dhe të merrte një barazim 2-2 ndaj Zelandës së Re në ndeshjen e parë të Grupit G të Kupës së Botës. Takimi u karakterizua nga ritëm i lartë, raste të shumta për të dyja skuadrat dhe u zhvillua në një atmosferë të veçantë, mes protestave të tifozëve iranianë kundër qeverisë në Teheran.
Zelanda e Re kaloi në avantazh që në minutën e 7-të. Elijah Just realizoi me një goditje të menjëhershme brenda zonës pas asistit të Chris Wood. Irani reagoi dhe barazoi në minutën e 32-të, kur Ramin Rezaeian dërgoi topin në rrjetë nga afërsia, duke ndezur entuziazmin e shumicës së tifozëve në stadiumin e mbushur në Los Anxhelos.
Just, 26-vjeçari që aktivizohet si anësor te Motherwell, riktheu epërsinë për Zelandën e Re në minutën e 54-t, duke kaluar topin mbi portierin Alireza Beiranvand, sërish pas një pasimi vendimtar të Wood.
Megjithatë, Irani gjeti përgjigjen edhe një herë. Në minutën e 64-t, Mohammad Mohebi shënoi me kokë pranë shtyllës së dytë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Gjyqtari: Cesar Arturo (Meksikë)
Kartonë të verdhë: Hajsafi
Formacionet:
Irani (Amir Ghalenoei): Beiranvand, Khalilzadeh, Mohammadi, Ezzatollahi, Mohebi, Taremi (80’ Hosseinzadeh), Ghoddos (65’ Hajsafi), Yousefi (45’ Ghayedi), Nemati, Moghanlou (53’ Alipour), Rezaeian.
Zelanda e Re (Darren Bazeley): Crocombe, Payne (77’ Elliot), Boxall, Bell, Stamenic (90+2’ Bindon), Wood, Singh (90+2’ Randall), Just, Kakace (68’ Old), Surman, McCowatt (68’ Thomas).
Lini një Përgjigje