TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2026, 18:42

Drejtoi ndeshjen që ndryshoi fatin e “Final 4” këtë sezon, UEFA i beson arbitrit shqiptar finalen e madhe mes kombëtareve të njohura

Shkruar nga Pamfleti
Drejtoi ndeshjen që ndryshoi fatin e “Final 4” këtë
Florian Lata

Arbitri shqiptar Florian Lata është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar finalen e Kampionatit Europian U-17 “Estoni 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit europian për moshat.

Ndeshja finale mes Belgjikës dhe Italisë do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Lilleküla” në Talin, me fillim nga ora 19:00. Florian Lata do të jetë arbitri kryesor i takimit, ndërsa pjesë e ekipit të arbitrimit do të jetë edhe asistenti shqiptar Mario Shazivari.

Kompletimi i skuadrës së arbitrave përfshin gjithashtu Nikola Boroviç nga Serbia në rolin e asistentit të dytë dhe Tomas Geri Ouen nga Uellsi si arbitër i katërt.

Ky emërim vjen pas performancave të vlerësuara pozitivisht të Latës gjatë fazës finale të turneut në Estoni. Arbitri shqiptar drejtoi ndeshjen hapëse të kampionatit mes Estonisë dhe Kroacisë më 28 maj, ndërsa më 1 qershor ishte arbitër kryesor edhe në përballjen Francë – Mali i Zi.

Besimi i UEFA-s për t’i besuar drejtimin e finales përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për profesionalizmin dhe paraqitjet e Florian Latës gjatë turneut. Njëkohësisht, ky është një tregues i qartë i progresit dhe reputacionit në rritje të arbitrimit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përgëzuar Florian Latën dhe Mario Shazivarin për këtë arritje të rëndësishme, duke u uruar suksese në drejtimin e finales së Kampionatit Europian U-17.

florian lata arbitri shqiptar

Lini një Përgjigje