TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2026, 09:54

Franca humbi gjysmëfinalen ndaj Spanjës, reagon Macron: Eliminimi ishte i vështirë, por kjo skuadër ka të ardhme

Shkruar nga Pamfleti

Franca humbi gjysmëfinalen ndaj Spanjës, reagon Macron: Eliminimi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas humbjes së kombëtares franceze ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Macron përgëzoi rivalët për kualifikimin në finale dhe shprehur mbështetjen për “Les Bleus”.

“Urime Spanjës për këtë kualifikim. Faleminderit ‘Les Bleus’ që përfaqësuan me përkushtim ngjyrat tona. Humbja e kësaj mbrëmjeje është e vështirë, por kjo skuadër është e re dhe ka një të ardhme të ndritur”, shkroi Macron.

Franca u mposht nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke i dhënë fund ëndrrës për të arritur në finalen e turneut. Megjithatë, presidenti francez theksoi besimin e tij te potenciali i ekipit, duke vlerësuar angazhimin dhe perspektivën e brezit të ri të futbollistëve francezë.

macron

Lini një Përgjigje