Botërori i futbollit, dhe veçanërisht ndeshja hapëse, tërheq vëmendjen e mbarë botës, përfshirë edhe ata që nuk janë ndjekës të rregullt të sportit. Pikërisht këtë moment ka zgjedhur sindikata e mësuesve në Meksikë për të ngritur zërin kundër pagave të ulëta, duke shkaktuar tension dhe shqetësime pak para nisjes së turneut më të madh futbollistik.
Mesditën e së martës, mijëra protestues marshuan në rrugët e Mexico City me synimin për t’iu afruar stadiumit Azteca, ku më 11 qershor do të zhvillohet ndeshja hapëse e Botërorit mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, policia vendosi barriera dhe blloqe betoni në disa akse rrugore, duke penguar protestuesit të afrohen pranë impiantit sportiv.
Aktualisht, përfaqësuesit e protestuesve dhe autoritetet janë në negociata për të gjetur një zgjidhje, por shqetësimet mbeten të larta se situata mund të krijojë probleme dhe kaos në ditën e ndeshjes hapëse të Botërorit.
Lini një Përgjigje