TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2026, 07:56

Shqipëria e vajzave shkruan histori, siguron play-off-in e Botërorit “Brazil 2027”

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria e vajzave shkruan histori, siguron play-off-in e Botërorit
Shqipëria e vajzave shkruan histori

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur mbrëmjen e sotme suksesin më të madh në historinë e saj, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”. Fitorja bindëse 5-2 ndaj Malit të Zi përfaqëson shumë më tepër sesa tre pikë në renditje, pasi vulos një arritje historike për futbollin e vajzave në Shqipëri.

Ky rezultat është kurorëzimi i një rrugëtimi të ndërtuar mbi përkushtimin, sakrificat dhe besimin e një grupi sportistesh që kanë treguar karakter dhe shpirt gare në çdo ndeshje. Me këtë sukses, Shqipëria jo vetëm që siguron pjesëmarrjen në play-off-in e Botërorit, por edhe konfirmon qëndrimin në Ligën B, duke vijuar të jetë pjesë e një niveli të rëndësishëm të futbollit europian.

Skuadra kuqezi regjistroi gjithashtu një tjetër rekord, duke grumbulluar për herë të parë shtatë pikë në grupet e Ligës B. Një arritje që dëshmon progresin e vazhdueshëm të ekipit dhe zhvillimin e futbollit të vajzave në vend.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik, si edhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila prej vitesh investon në rritjen e futbollit të vajzave, Kombëtarja ka shkruar një kapitull të artë jo vetëm për këtë sport, por për të gjithë futbollin shqiptar.

Rrugëtimi i Shqipërisë do të vazhdojë në Ligën B edhe në kompeticionet e ardhshme të UEFA-s. Ndërkohë, më 18 qershor, vajzat kuqezi do të mësojnë kundërshtaren e tyre në raundin e parë të fazës play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një tjetër arritje historike në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria e vajzave shkruan histori, siguron play-off-in e Botërorit

shqipëria e vajzave histori play-off-in e botërorit “brazil 2027”

Lini një Përgjigje